Ekziston plani për ‘ridefinim’ të kufirit mes Serbisë e Kosovës, por po mbahet fshehtë

0
331

Plani për rikufizim midis Beogradit dhe Prishtinës tashmë ekziston, por ai nuk do të zbulohet për opinionin, ndërsa ka pajtim parimor të krerëve të të dy pushteteve dhe për këtë është marrë edhe mbështetja e Uashingtonit zyrtar, shkruan sot e përditshmja e Beogradit “Danas”, e cila thekson se mbështetet në burime zyrtare nga përfaqësues të qarqeve zyrtare në Perëndim, transmeton Koha.net.

Do të ketë edhe më tutje akuza verbale në mes të Beogradit e Prishtinës, por marrëveshja është gjithnjë e më afër fundit dhe pritet konfirmimi i saj në referendum, shkruan kjo gazetë.

Në lidhje me ridefinimin e mundshëm të kufirit, përkatësisht “korrigjimin e kufijve”, sot do të bisedojnë edhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilët janë sot në një takim joformal në Vjenë, transmeton Koha.net.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu