Elvis Hoxha: i VV-së thotë që LVV do të jetë fituese, për këto arsye!

0
216
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Elvis Hoxha me anë të një shkrimi në “Facebook” po thotë që Lëvizja Vetëvendosje! Do të jetë fituese, pasi sipas tij, ajo punon për të drejtën e njerëzve, të drejtën e vërtetë ndërkombëtare, duke aluduar kështu në bashkimin e trojeve shqiptare.

Ai ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje do të konfirmohet gjithnjë e më shumë sepse ka aktivistë dhe qëllim.

Krejt në fund ai ka shtuar se kjo punë nuk pranon dorëheqje, por vetëm heqje dorë prej punës.

Ky është shkrimi i tij i plotë që e ka bërë publik në “Facebook:

Lëvizja Vetëvendosje do të konfirmohet gjithnjë e më shumë sepse ka aktivistë dhe qëllim.

Ka demokraci sepse ka aktivistë.
Ka aktivistë sepse ka vullnetarizëm.
Ka vullnet, sepse ka të drejtë.
Ka të drejtë, sepse sheh në sy të shkuarën e Kosovës.
E shkuara e Kosovës është qëndresa e shqiptarëve.
Qëndresa e shqiptarëve është autoktonia e tyre.

Me hap të sigurtë drejt shteti unik të shqiptarëve.

Shqiptarët me shtet unik do të jenë paqja e vërtetë në Ballkan.

Shqiptarët e bashkuar, do të jenë një prej konfirmimeve se njerëzimi punon për drejtësinë dhe dinjitetin. Ndaj Lëvizja Vetëvendosje! do të jetë fituese, sepse ajo punon për të drejtën e njerëzve, të drejtën e vërtetë ndërkombëtare. Kjo punë nuk pranon dorëheqje, por vetëm heqje dorë prej punës.

Elvis Hoxha – Facebook

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu