Emancipimi politik dhe moral

0
324

“Emancipimi është me rëndësi për

shkencën politike e cila duhet t’i vë në

dukje kundërthëniet midis nevojave të

individit dhe rendit shtetëror ekzistues.”

Ukshin Hoti

 

Më herët e kam thënë se, dje dhe sot, mendimet e Ukshin Hotit përdorën vetëm për të marrë kredibilitet për politikën ditore dhe askujt nuk i intereson për fatin tragjik të tij. Se kjo qëndron, po i referohemi një mendimi të Tij ““Emancipimi është me rëndësi për shkencën politike e cila duhet t’i vë në dukje kundërthëniet midis nevojave të individit dhe rendit shtetëror  ekzistues.” Kjo moto, tash e njëzetë vjet e publikuar, nuk po gjen zbatueshmëri në jetën politike, në radhë të parë, të liderët politik. Kjo tregon se jemi apo nuk jemi të emancipuar politikisht dhe kemi apo jo të drejtë morale të thirremi në bëmat dhe mendimet e Ukshin Hotit.

Emancipimi i një kombi ka peshë të madhe, sepse do të zgjidheshin problemet jetike për të ardhmen, në cilën do sferë të jetës. Emancipimi politik do të orientonte kombin drejtë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme, të shumtën e herëve edhe duke i ikur konflikteve që do ta vënin kombin para dilemave të mëdha, por gjithnjë duke vepruar me mençuri e moral politik, për të mos ardhur në shprehje humbja.

Viti që lamë pas dhe fillimi i këtij viti, në bërjen e politikës, “gjithëkombëtare” po e tregon shkallën e lartë të mos emancipimit politik të liderëve dhe për shumë prapështi kombëtare, herë heshtët, herë thuhet ndonjë fjalë sa për tu thënë, sepse emancipimi politik duhet të ketë edhe aktin moral, e amoraliteti te politikbërsit shqiptar ka rënë.

Nuk është emancipim politik për të shfrytëzuar kur je në pozitë apo në opozitë. Nuk është emancipim politik të heshtësh atëherë kur duhet shtrënguar dhëmbët. Nuk është emancipim politik të bësh iso, atëherë kur duhet kundërshtuar. Nuk është emancipim politik të pajtohesh me akte kundër kombëtare. Nuk është emancipim politik kur të mungon guximi për të thënë mendimin publik, duke e strukur kokën si struci. Nuk është emancipim politik për të tumirë çdo mendim që vjen nga jashtë, me pretekstin e ndihmës, me pretekstin e më të fortit, me pretekstin e më të dijshmit, me pretekstin e miqësisë… Nuk është emancipim politik të kundërshtosh çdo nismë të mbarë kombëtare e shtetërore. Nuk është emancipim politik në krekosjen për oratori. Nuk është emancipim politik në krekosjen e përzgjedhjes së fjalorit poshtërues për kundërshtarin. Për të mos i numëruar edhe shumë fusha të mungesës së emancipimit politik, sepse kur mungon ky  lloj emancipimi politik, atëherë të humbët rruga në oborr dhe të gjithë do të vërsulen duke të trajtuar të çmendur, rinosh, frikacak, etj., siç po veprojnë sot me ne të gjithë ata që i kemi për rreth nesh.

Pot të ishin të emancipuar politikisht liderët e bërjes së politikës shtetërore shumë më shpejtë do të zgjedhim edhe rrugën e bërjes politike kombëtare dhe jo të thirremi në njërën e të veprojmë kundër të dyjave. Ky mos emancipim politik na ka shtrënguar edhe të hyjmë në luftë me potencial  njerëzor tetë përqindësh, me potencial financiar pesë përqindësh, me potencial mendor njëzetë përqindësh. Në vitet e pas luftës ka ndryshuar proporcioni, tash kemi pesë përlind të emancipuar politikisht, përqindje e cila nuk ekziston te liderët, por ky pesë përqindësh nuk e ka bazën mbështetëse, atë financiare, e cila është edhe përcaktuese e zhvillimit të bërjes së politikës dhe emancipimit për të bërë politik gjeneratat e reja.

Në përvjetorin më të lavdishëm të kombit, përvjetor i pavarësisë së Shqipërisë, në krye të institucioneve e subjekteve politike, kishim njerëzit e pa emancipuar politikisht, të pa emancipuar moralisht dhe morën duartrokitje nga të pa emancipuarit, e të pa përgatiturit politikisht e moralisht. I pa emancipuari nuk di kur duhet të mendojë kombtarisht, kur duhet të veprojë kombtarisht, kur duhet të flasë e ku të flasë kombtarisht. Nuk i di këto, sepse nuk është munduar të njohë të vërtetën historike, duke menduar se historia ka filluar me te, e do të mbarojë me te. Në këtë kontest sot veprohet në gjithë hapësirën kombëtare dhe jo pa qëllim, se të pa emancipuarit nga frika e mosnjohjes së problemeve, bëjnë censurë mediale, bëjnë censurë publike, me qëllim të caktuar, që të mos ndikojë mendimi i emancipimit politik kombëtar të rinia

Mision i të emancipuarve politik është që të punojnë për të shtrirë këtë frymë te rinia, për ta orientuar atë në bërjen e politikë morale kombëtare, për ta përgatitur atë të mos heshtë kur është në pyetje fati i kombit, për ta përgatitur atë t’i qaset drejtë historisë, për të ditur kujt t’i jepet vota, që pastaj edhe të lypet llogari për mos kryerjen e detyrave që i ka marrë përsipër. Duhet rinin ta mësojnë edhe për akte morale politike, të tërhiqet atëherë kur nuk është në gjendje të kontrolloj situatën e krijuar, të kundërshtojë edhe bashkëveprimtarin e tij më të afërt për interes kombëtar, të mos sillet me fodullëk për pozitën e zënë, të dijë t’i qaset problemeve në fushën që mbulon.

Në kuadër të emancipimit politik, duhet veçuar edhe njohjen e realitetit historik, sepse këtu thyhen shigjetat. Ata që dinë historinë, ata që mendojnë të jenë pjesë e historisë, ata që mendojnë për të bartur porosi historike te gjeneratat, së pari duhet të jenë vet të emancipuar politikisht e moralisht. Sikur të dominonin këto virtyte nuk do të vinte rehabilitimi i tradhtarëve, nuk do të vinte në shprehje që në krye të institucioneve, të të gjitha niveleve, të jenë të pa emancipuarit politik, të dyshuarit politik, vasalët politik dhe tradhtarët politik.

Emancipimi morali e politik nuk mësohen vetëm nga librat e filozofisë politike, nga përvojat e politikanëve e analistëve politik, po qe se nuk ecësh për të parë realitetin politik dhe të jeton me të. Kjo mësohen edhe duke hulumtuar kulturën tonë, historinë tonë, traditën tonë, për të qenë në gjendje të dëgjojmë rrahjen e çdo zemre të bashkombasve tanë. Të kujtojmë se si u emancipua politikisht Mahatma Gandi. Të kujtojmë se si u emancipua politikisht Martin Luter Kingu Të kujtojmë se si u emancipuan politikisht rilindësit tanë, pasusit e tyre, dëshmorët tanë e pasuesit e tyre.

Emancipimi politik nuk krijohet me imitime, por duke e shikuar realitetin me sy kritik. Duke u përballur me te, për t’i shmangur prapësitë me guxim intelektual e me forcën e argumentit.

Sot kemi argumente më shumë se kur për të orientuar rinin drejtë emancipimit moralo politik, të cilës i mungon nga bërsitë e politikës institucionale, në institute, shkolla, shëndetësi dhe fusha tjera të jetës. Rinia duhet të jetë më e emancipuar moralo politikisht, sepse atëherë do të jetë më e shëndetshme dhe kur kjo të bëhet e shëndetshme, shëndeti i saj do t’i shërojë edhe plagët kombëtare që na i shkaktoi armiku gjatë historisë, por edhe plagët kombëtare që ia ka shkaktuar e shkakton lidershipi i pa emancipuar moralo polikisht.

 

Prishtinë, 14.01.2013

 

Nga Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu