Emrat e të arrestuarëve në operacionin e IPK-së kundër kontrabandës në veri, nder ta dhe nje Rus

0
272

Aksioni i IPK-së mëngjesin e sotëm në bashkëpunim me Policinë e Kosovës , ka hasur në një rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, që ka rezultuar me shumë të plagosur e të arrestuar.

Në këtë aksion janë arrestuar 19 zyrtarë policorë dhe 9 qytetarë, raporton Insajderi.

Gazeta Insajderi, merr vesh nga burimet të saj emrat e 19 zyrtarëve policorë të arrestuar në aksionin e sotëm.

Ata janë: Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet -, Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kozmanoviq, Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor ka vazhduar deri para disa minutash.

Përveç arrestimeve, operacioni ka rezultuar edhe me konfiskimin e dëshmive relevante, përfshirë edhe armë të gjata. 

Mihajl Aleksandrovic Krasnochekov është punëtor i UNMIK-ut, i lindur me 17.02.1965. Ai punon si zyrtar për politikë të jashtme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu