Eposi 100 % i shpifur për Millosh Kopiliqin

0
488

 

Recension i librit të Anna Di Lellio’s: “Beteja e Kosovës 1389: Epos Shqiptar”, Zëri Publishing House L.L.C., Prishtinë, 2010, vepër e përkthyer.  

Eposi i shpifur shqiptar i paraqet otomanët me legjitimitet hyjnor

 Çka është edhe as një gjysmë emri shqiptar nuk përmendet kund në këtë Epos të shpifur, me përjashtim të një kënge të shpifur në Shkodër më 1998 me emrin “Miroshi nga Drenica”, qëllimi kryesor i autores për ta prezentuar Millosh Kopiliqin si entikisht ose shqiptar të pastër.

 
Libri përmban disa gojëdhëna që janë gjysmë turqisht, dhe gjysma serbisht por të shkruara në shqip. Këto në librin e autores na dalin gjatë kohës së Jugosllavisë/Serbisë së parë që i ka detyruar fshataret analfabet shqiptarë të përkthejnë si folklor lavdi për Millosh Kopiliqin. Çdo kund haset fjala shka, kral, kralicë, e për sulltanin ata shqiptarë të gjorë thonë “Mreti” duke ua bërë qejfin serbëve se Sulltani, një term gjenerik në të gjitha gjuhët, ishte Mreti i shqiptarëve, një popull i cili në librin e autores dhe folklorit të saj të mbledhur, mbretërve serbë kurrë nuk u thotë në shqip Mret, por “kral”. Kral, madje as King (Mbret në anglisht) nuk përdoret në gjuhët tjera siç përdoret Sulltan.
U mundova të gjejë vetëm një emër shqiptar ne ato epose të shqiptareve, dhe s’më doli asnjë i vetëm, ndërsa për serbët është fund e krye me emra personash dhe gjeografik, ani pse ato vargje i paskan recituar shqiptarët.

 

Libri i ka dy pjesë:

 

Në pjesën e parë autorja përshkruan historinë e Betejës së Kosovës. Derisa diku thotë se Milosh Kopiliqi ndoshta s’ka ekzistuar fare pasi nuk ka as vit të supozuar të lindjes, diku tjetër thekson se ai ka qenë shqiptar dhe këtë e quan si fakt të pamohueshëm duke iu referuar një fshati në emrin Kopiliq ku paska lindur Milloshi. Çka do të thotë kjo:

 

Stalini ka qenë shqiptar?!!!

“Fakt i pamohueshëm”: Ai ka lindur në Qytetin Stalin të Shqipërisë i cili sot njihet si Kuçovë!

Fakt tjetër: Lexoni eposet shqiptare për Stalinin, duke e quajtur atë “Baba”. Lexoni sidomos poezitë e Kadaresë.

 

Josip Broz Tito ka qenë shqiptar?!!!

“Fakt i pamohueshëm”: Ai ka lindur në qytetin e Kosovës Mitrovica e Titos!

Fakt tjetër: Lexoni numrin e pakufishëm të vjershave në gjuhën shqipe për Shokun Tito.

 

Kristofor Kolombo ka qenë Tamil?!!!

“Fakt i pamohueshëm”: Ai ka lindur në kryeqytetin e Shri Lankës Kolombo!

 

Aleksandri i Madh ka qenë Egjiptian?!!!

“Fakt i pamohueshëm”: Ai ka lindur në qytetin e Egjiptit Aleksandria!

 

Etj.

 

Pjesa e dytë e librit ku prezantohen eposet e shpifura shqiptare kanë një mospërputhje të plotë me pjesën e parë ose asaj që ia thotë rradakja autores. Të vazhdojmë vetëm edhe pak me pjesën e parë:

 

“Vrasësi i sulltanit gjithmonë është njohur si Kobila, Kopiliç, Kobiliç apo versione të tjera të këtij emri me të njëjtën rrënjë. Rrënja në këtë rast mund të jetë në një fjalë bazë të vjetër të Ballkanit, në shqip kopil (fëmijë ose fëmijë bastard), në rumanishte copil (fëmijë) dhe në serbisht kopile (fëmijë bastard) ose kobila (pelë, nga e cila kobiliç, djali i pelës. Që atëherë, heroi mesjetar i quajtur Kopiliq ka jetuar vetëm në kujtimin e Betejës së Kosovës mes shqiptarëve” – FAQE 16.

 

Kjo është një rrenë e kulluar të cilën mund ta kapërdijnë vetëm ata shqiptarë që janë kopila të sulltanit ose të shkive.

 

FAKT: Të thuash se emri kopil është me prejardhje shqiptare, serbe, rumune, ballkanike, evropiane, të krishtere, dhe në të njëjtën kohë të pretendosh se ky emër mund të ketë edhe rrënjë nga mijëra gjuhë tjera të botës pos asaj turqisht, është sikur të thuash: “Kompjuter është emër me bazë aziatike, në gjuhën arabe, persiane, indiane, kineze, etj., e kurrsesi me gjuhën angleze”.

 

Kopil ka vetëm një prejardhje për të gjitha gjuhët e botës që e përdorin këtë emër, dhe ajo është turqishtja. Kopiliç është 100% mbledhje e turqishtes dhe e serbishtes, dhe nuk ka të bëjë as 1% me shqiptarë. Kobila do të thotë Pelë. Çka kanë të përbashkët këta dy emra, njëri një serbisht e tjetri në shqip? Vetëm shkronjën “l”. Sikur ta dinim si i thonë pelës në kinezisht, me siguri do të na dilte një përputhje më e madhe me Kobila.

 

Derisa shqiptarët, serbët dhe i gjithë koalicioni Ballkanik identifikohen në libër si kopila, bastrada, djem të pelës, gomaricës, 3-4 epose nga gjithsej 8 sa i ka libri, përmendin, në forma të ndryshme, këtë gojëdhënë:

 

Tridhet çika po i shtërngojnë,

Me dukat po m’i veshin,

Edhe pare shumë po m’u apin,

E n’hudut qi po i çojn,

Mrena n’ordit t’Turkit çikan kokan hi,

Për asqer po kërkojn.

Hiq me sy kush nuk i shikon.

Paj dy dit për ordi kërkojn,

Po dojin uni për me dek,

Paj xhevap Mretit i kallzojn

Ren, tha, Mretit i kallzojn,

“Buk me u dhan, pare mos m’i u marr!”

Buk u apin, pare s’u marrin.

Për së prapthi çikat po kthehen,

Se n’Pej ishin shkue,

Edhe xheap u kan dhan,

“Kush me sy s’na ka shikue.”

Paj aty qi kan fol,

“Ne teslim dom me u-ba.

Luft me Turk sun po bajkim.”

….

Me mezil pancirin ia hiqin,

Po dojn kryet me ja pre [Millosh Kopiliqit].

“Aman Turk, myhlet me m’dhan,

Se rahmet ju qi kini.

Se un ni djal qi e kam,

Un do pare du me ja lan.

….

Recituar nga Mehmet Haliti i Suhogërllës afër Pejës [në fakt është bukur larg Pejës dhe i përket komunës së Istogut]. Incizuar nga Margaret Hasluck më 1931 dhe botuar si “Një baladë shqiptare mbi vrasjen e Sulltan Muratit I në vitin 1389 në Fushën e Kosovës” në Gaster Anniversary Volume, in honour of Haham Dr.M. Gaster’s 80th Birthday, e redaktuar nga Bruno Schindler në bashkëpunim me A. Marmorstein (që të dy çifutë), London: Taylor’s Foreign Press, 1936, f. 210-233.    

 ****

 

Çka tregon ky epos? I paraqet popujt ballkanik, qofshin serbë, shqiptarë, rumunë, bullgarë si kopila kafshësh që dërgojnë femrat të stolisura me ari dhe me para për t’i shërbyer ushtarëve të Sulltanit, ose asqerëve të Mretit si thonë shqiptarët, femrat kërkojnë me ngulm ushtarët turq për t’iu shërbyer atyre si donë ata, plus për t’iu dhënë para dhe ari, me qëllim për t’ua shpëtuar b**** meshkujve ballkanik që paraqiten si kopila të pelës, mushkës, gomaricës dhe kafshëve tjera. Sulltani dhe ushtria e tij refuzojnë “me nder” (po çfarë nderi kishin se!)  ofertat e femrave të cilave u jepin bukë dhe u thonë të kthehen. A nuk është ky një epos poshtërues kur Sulltani paska ardhur për t’i bërë kopilët ballkanas njerëz normal!

 

Libri në pjesën e parë që nuk lidhet fare me atë të dytën (eposet) në bazë te të cilës edhe është shkruar si tërësi, në pjesën më të madhe të saj, pra pjesën e parë, përmban tone të ashpra raciste kundër shqiptarëve, madje nëse merret si tërësi për t’u vlerësuar, është po aq fashist kundër shqiptarëve njësoj sikur Mein Kampf i Hitlerit kundër çifutëve.

 

Anna Di Lellio është sociologe dhe gazetare, dhe me historinë e Ballkanit nuk ka lidhje fare. Autorët e tillë kur shkruajnë libra për të gënjyer qëllimisht dhe me vetëdije, njihen si kopila, ose kopilica.

 


Isa Mulaj

Mobile: +377 (0)44 112 397
                    

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu