Erdogan pritet të ‘zbarkojë’ me 150 biznesmenë në Beograd

0
70

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç priti sot në Beograd shefin e shërbimeve sekrete turke HakanFidan për të diskutuar në lidhje me kërcënimet që kanë të bëjnë me flukset e emigrantëve, por edhe raportet dypalëshe, shkruan Tanjug, përcjell Albeu.com.

Megjithatë, pavarësisht qendrimeve zyrtare, vizita e Hakan Fidan në Serbi, i cili është njeriu më u besuar i Erdoganit në Turqi ka të bëjë me përgatitjen e vizitës së këtij të fundit në Serbi, e cila pritet të zhvillohet në muajt në vijim.

Pritet që Erdogan të shkojë në Serbi i shoqëruar nga 150 biznesmenë turq duke parë mundësitë e investimit të kapitaleve turke në këtë vend. /albeu.com/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu