Ernest Luma me fakte tronditëse për Berat Buzhalën

0
142

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, ka akuzuar rëndë deputetin e PDK – së, Berat Buzhala.

Kësaj radhe, Luma në profilin e tij në FB ka postuar një dokument ku prezantohen të dhënat e sh.p.k ARENA, e cila figuron se ka pronoarë Akan Ismailin, Berat Buzhalën, Stojan Mihajlovicin, Aleksandar Mihajlovicin etj.

Ky biznes i përbashkët shqiptaro – serb, sipas përshkrimit në dokument, merret me nxjerrjen e gurit për ndërtime, aktivietet të tjera nxjerrëse të xeheve dhe të gurit, transport rrugor të mallrave…

“Bashkengjitur, te dashur miq, i gjeni argumentet pse po i jep zor Berat Buzhala per Bacin (lexo: Behgjet Pacolli) e pse ky i fundit po e synon nentoken e minierave te Gjakoves (kromin). Te gjithe ne nje front te hapur, Berat Buzhala (zagari kryesor i fushates se Pacollit per Gjakoven), Stojan e Aleksandar Mihajloviq e plote te tjere. Mafia po synon Kosoven nga Veriu deri ne Gjakove”, shkruan Luma në profilin e tij në Facebook.

Përndryshe, deputeti i PDK – së, Berat Buzhala, gjatë fushatës zgjedhore haptazi ka dal në mbështetje të kandidaturës së Mimoza Kusari – Lilës të partisë së Behgjet Pacollit, ndërsa ka thumbuar dhe kritikuar ashpër kundërkandidatin e saj, Pal Lekaj nga radhët e AAK – së./

Redaksia

Kjo Kompani esht e lidhur ngusht me njerzit e SHIK-ut dhe PDK-në, Berat Buzhala esht sjellur në PDK-ë vetem duke i sherbyer PDK-së dhe SHIK-ut në kete menyr si kembim pastrimin e imazhit të familjes së tij, gjegjsisht Babait të Buzhales i cili ishte Spijun Klasik i Serbis edhe gjat Luftës 1998 – 1999 për kete arsye dhe ishte arrestuar nga UCK-ja dhe ishte mbajtur në Burgun e UCK-së për 3 muaj rresht deri sa Kryqi i Kuq beri presion të madh tek Shtabi i UCK-së dhe u detyruan ta lene të lire dhe tia dorzojn Kryqit të Kuq në prani dhe te vete Berat Buzhales i cili erdhi personalisht ate dite me Kryqin e Kuq per ta terhequr nga Likovci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu