Eskalon konflikti Pacolli – Krasniqi: Shitma shpinë për 1 milion euro Jakup – do ta bëj çerdhe per femije

0
116

 

Behxhet Pacolli dhe Jakup Krasniqi
Behxhet Pacolli dhe Jakup Krasniqi

(E plotësuar)10 ditë pasi ti qitni paratë ne llogarinë time ta lëshoi shtëpinë

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili është futur në një polemik të ashpër me liderin e AKR-së, njëherit zv/kryeministrinë e Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacollin, nuk ka të ndalur. Krasniqi i ka thënë Pcollit se e pranon ofertën e tij për t’ia shitur shtëpinë në vlerë 1 milion euro, edhe pse sipas tij, oferta për këtë shumë ka qenë e për kryeministrin Thaçi.

“Baci i Kryeministrit, edhe pse çmimi prej një milion ka qenë i caktuar per shefin e Qeverisê, se ti je mê i pasur se ai, sepaku me letra. Pasi jam i fjalês. Unë po ta shes edhe ty me të njajtin çmim.E konfirmoj edhe një herë se me 600.000 eurot do t’i ndihmojë 20 familje skamnore nga 30.000 euro. 10 ditë pasi ti qitni paratë ne llogarinë time ta lëshoi shtëpinë, por edhe si te merremi vesh, s’ka asnjë problem nga ana ime”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Zëvendëskeryeministri Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri ndaj deklaratave të Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Pacollit në Facebook.

Hajde hajde Jakup Krasniqi, se ketu të prita me dal. Po të drejtohem bash si në odat tona të moqme, ndoshta nuk të vjen mërzi… A e din që ka një dallim themelor mes meje edhe teje. Une flas për pasurinë time, rrjedhimisht djersën time dhe të familjes sime, ndërsa ti për djersën e qytetarëve të Kosovës.

Edhe e di si po ja bëjmë… për të mos e zgjat ma tëpër.

Edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tënde.

Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku, e ti më trego veq kur i mbledh plaqkat e më liro shtëpinë sepse do të ia dhuroj komunitetit për qerdhe fëmijësh.

Por, ti mbajë fjalen dhe 600 mijë euro ua kthe skamnorëve sepse realisht ato para të tyre janë. Ti dhe shpirti yt e din këtë gjë më së miri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu