EULEX-i i Brukselit e ka zëvendësua me besnikëri rolin e UDB-ës të Beogradit

0
155

Avdullah Prapashtica:

BURGOSJA E USHTARËVE TË UÇK-ës ËSHTË KRIM!

Në kohën kur fillova shkrimin e kësaj analize  filloi transmetimi  në RTK  i një gare sportive   në Qendër e Rinisë në  Prishtinë mes ekipeve të vajzave  të Prishtinës e Gjilanit. Derisa po emitohet Himni i EULEX-it, pa muzikë e pa tekst, rinia e pranishme në hallën e sporteve filloi nga fishkëllima dhe  vazhdoi deri sa  Himni i EULEX-it përfundoi. Ishte kjo fishkëllim ndaj Flamurit të ULEX-it, ndaj Festave të EULEX-it, ndaj Kushtetutës të EULEX-it dhe ndaj vasalëve të EULEX-it që ato ata i miratuan si “ ty Kosovës”. Pasparaqitjes së AKSH në qendër të Kosovës në javën e kaluar, ky ishte grushti i dytë ndaj sundimit kolonial dhe ndaj vasalëve vendor.

 

Me të përfunduar të Himnit i EULEX-it, rinia prezentë në sallë filloi këndimin e Himnit ton Kombëtar! Rinia shqiptare e pranverës 2011 nuk ka dallim prej rinisë të 1968, të 1981, të 1991  dhe të 2001! Kjo ishte një demonstratë e llojit të vet  kundër regjimit të huaj, kundër ikonografisë së imponuar     dhe kundër vasalëve  te tij! Rinia po demonstron se  është aty dhe se po punon, që pas hyrjes të LVV në  institucionet e pushtetit,  të zëvendëson atë me një lokomotivë të re revolucionare.

 

Para se të hy në zbërthimin e kësaj teme po e shoh të arsyeshme që të qartësoi për opinionin se të gjitha vlerësimet e mija mbi gjendjen në vendin ton kanë të bëjnë me mospajtimin  me sundimin kolonial të Perandorisë Globaliste të Brukselit  të instaluar në trojet  etnike shqiptare pas Qershorit 1999 dhe jo drejtpërsëdrejti me eksponentët grupor e individual vendor, që janë në shërbim vasal klasik  të këtij sundimi.

 

Është e vërtetë se popullit tonë i është imponuar ky realitet në të cilin po e jetojmë me përdorimin e dhunës dhe shantazheve nga ana e sundim të huaj i cili e ka korruptua një pjesë të elitës vendore të cilën e ka eksponua para popullit me qëllim që e tërë pakënaqësia me gjendjen aktuale  të prodhon konflikte të brendshme mes pushteti fiktiv vendor dhe popullit, që me këto metoda perfide  të arsyetohet sundimi i EULEX-it në vendin ton. Për gjendjen aktuale nuk është fajtor kryesor pushteti fiktiv vendor, por përgjegjës kryesor është sundimi faktik  i Brukselin  i cili e zëvendësoi sundimin  e Beogradit në vendin ton pas  Qershorit të 1999.

 

Këtë e vërtetojnë tëra  veprimet dhe sjelljet e Brukselit që nga shpërbërja e UÇK dhe shkatërrimi  në mas i armatimit të UÇK pas 1999 e deri te burgosjet aktuale të ushtarëve  dhe oficerëve të UÇK me motive të qarta politike dhe pa as një bazament juridik. Si duket EULEX-i ka vlerësua se UÇK-ja është thyer edhe politikisht edhe moralisht dhe se ka ardhur koha qe te likuidohet edhe fizikisht me po ato metoda që i ka përdorur Millosheviqi, duke vazhduar zbatimin e politikës jugosllave ndaj shqiptarëve. Derisa e Brukseli e detyron me dhunë elitën politike për bisedime kapitulluese me Serbinë, emërohet Presidenti në rrugë jo demokratike, dërgohet kreu i Qeveris për të hartuar “programin zhvillimor” në një shtet të huaj larg syve të popullit, brenda në Kosovë vazhdohet me  zbatimi i terrorit shtetëror gjyqësor te EULEX-it ndaj pjesëtarëve të UÇK-ës.

 

EULEX-i  i Brukselit e ka zëvendësua me besnikëri rolin e UDB-es të Beogradit, prandaj të gjithë ata shqiptar që në çfarëdo forme i shërbejnë EULEX-it të Brukselit , duhet ta dinë se janë duke i shërbyer UDB-ës të Beogradit. Kjo nuk vlen vetëm për ata spiunet klasik që spiunojnë bashkëkombësit e vet te policia e huaj kolonialiste, por edhe për të gjitha ata që në forma tjera i bëjnë shërbime EULEX-it. Duke filluar nga përkthyesit e deri te ata që ju japin banesa  pjesëtarëve të EULEX-it!

 

EULEX-in duhet bojkotuar në çdo drejtim dhe në  tërësi duke filluar nga Presidenca e deri në Bashkësi Lokale. EULEX-in si dhe  pjesëtarët e ti  duhet shpallur “persona nongrata” dhe duhet dëbuar sa ma parë nga vendi i ynë! Ndërsa bashkëpunëtorët vendor të  EULEX-it që kanë bërë krime ndaj vendit dhe popullit të vet duhet sjell para gjyqit  që të japin përgjegjësi për tradhti kombëtare.

 

Për arsye se  jam i bindur se pa bashkim mes shqiptarëve nuk mundet të vjen e as deri te bashkimi i Shqipërisë, apeloj të të gjitha subjektet politike shqiptare në gjithë hapësirën ton kombëtare, pavarësisht nga përkatësia e  bindja politike, fetare, krahinore e tje. që të ndalin tëra konflikte mes veti e të pamundësojnë përçarjet e  më tutjeshëme dhe që para botes të dalim me një gjuhë dhe me një flamur!  Kjo iniciativë ishte dashur të udhëhiqet në patronatin kushtetuar  të Presidentit Bamir Topit dhe me mbështetjen e Presidentes Atifete Jahjaaga, pavarësisht se si erdhi deri te emërimi i saj, sepse duhet të përjashtohen shkaqet e konflikteve të brendshme në këso situata dramatike për vendin në tersi, duke lan zgjedhjen e disa çështjeve për më vonë. Ata vet duhet ta kuptojnë seriozisht porosinë e paraqitjes së AKSH në qendër të Kosovës në javën e kaluar dhe që vet të veprojnë sa më parë   në krijimin legal të UKSH-ës si Ushtri e Rregullt Kombëtare e cila do ti dilte zot vendin ë çdo kohë dhe në çdo pjesë të ti. Ndryshe AKSH do të detyrohet  ta vazhdoi  punën e vet jashtë institucionale!

 

Por para së gjithash duhet vepruar  energjikishtë dhe menjëherë qe EULEX-i të liron  nga burgu e të ndërprenë arrestimet tjera të  pjesëtarëve të UÇK dhe të fillon evakuimin  nga Kosova para se të ndodh ndonjë fatkeqësi që nuk e dëshiron  as kush!  Populli Shqiptar ka qëndrim miqësor ndajë gjitha vendeve që kanë  qëndrim miqësor ndaj ti dhe këto raporte të mira dëshiron ti kultivon edhe në të ardhmen. Por ato vende që nuk e njohin pavarësinë sovranitetin e vendit ton dhe të drejtën e ti në vetëvendosje sa ma par duhet ta lëshojnë vendin tone në ter hapësirën etnike shqiptare.

 

Duhet pas parasysh se të gjitha sundimet e huaja kolonialiste edhe kur i braktisin ish kolonitë e veta  dhe e njohin formalisht  “pavarësinë” e tyre, atë bëjnë vetëm pasi  të kenë instaluar agjenturat  e tyre në pushtet, që edhe pas shkuarjes se vete të vazhdojnë  pushtetin për mes të veglave të veta në ato vende. Për këtë arsye pas shkuarjes së sundimeve koloniale të Beogradit e Brukselit nga vendi ynë,  nga institucionet shtetërore duhet të largohen të gjitha ata që kanë marr pjesë në miratimin dhe zbatimin e Planit të Ahtisarti dhe të të gjitha ligjve serbe të UNMIK-ut  dhe EULEX-it! Vetëm atëherë vendi i ynë do të është i ilir, i pavarur dhe sovran

 

Për të ardhur deri te liria finale që nënkupton NJË GJUHË, NJË FLAMUR, NJË  KOMBË,  NJË SHTET, shqiptarët e kanë edhe një copë rrugë historike, ku ata me bashkimin e organizimin e vet si shoqëri e civilizuar dhe e qytetëruar do ta bindin së pari veten dhe pastaj edhe të tjerët se janë te zot me i dal Zot Kombit dhe Atdheut të vet. Kjo nuk arrihet me përçarje në qindra parti politike por me bashkim në një Lëvizje Kombëtare Shtet formuese e cila do ta finalizon Programin  Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878, me çfarë do të arrihet  Përmbyllja  e   Zgjedhja e Çështjes  Nacionale Shqiptare në Ballkan! Vetëm kur të arrihet kjo zgjedhje, atëherë është garantuar paça e qetësia në Ballkan dhe Evropë. Kjo nuk është çështje idealiste por çështje ekzistenciale për ne si komb!

 

Është demagogji e kulluar e vasalëve të sundimit kolonial të BE se “bashkimi i shqiptarëve  do të arrihet duke hyrë  nën BE dhe NATO”. Përkundrazi, koha e ka dëshmuar se sundimet koloniale nuk e bashkojnë kombet e copëtuara por se i copëtojnë edhe me shumë, si po ndodh aktualisht me “decentralizimimin” e Kosovës!

Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu