EULEX’i ndërron akuzën për Ivan Bulatovicin, tash vrasjen ia ngarkon Sami Lushtakut

0
197

Me ndërrimin e prokurorit në rastin e “Grupit të Drenicës”, ka ndryshuar edhe akuza mbi vrasjen Ivan Bulatovic i cili ka torturuar shqiptarët para vitit 1999. Sipas shkresave që posedon Express , kjo vrasje më nuk rëndon mbi Sabit Gecin, por mbi Sami Lushtakun. EULEX nuk ka dashur që të sqaroj pse një vrasje që dikur i përshkruhej Gecit tani i ngarkohet Lushtakut.

Ndërrimi i prookurorëve në Misionin EULEX po shoqërohet edhe me ndryshime thelbësore të akuzave.

Kështu po ndodhë në rastin e “Grupit t Drenicës”, pas shkuarjes së prokurorit Maurizio Salustro dhe ardhjes së Cezary Michalczuk në këtë rast.

Në dëshmitë e EULEX’it, që patën rrjedh në publik, Bulatovicin thuhej se e ka vrarë Sabit Geci, por këtë duket që nuk e di prokurori i ri në rast, Cezary Michalczuk, i cili tash po thotë që Bulatovicin e ka vrarë Sami Lushtaku.

Në një përgjigje që ky prokuror i EULEX’it i ka kthyer mbrojtjes së një pjese të “Grupit të Drenicës” për kërkesën e tyre që lënda mos të procedohet tuje si grup, por të ndahet, prokurori Michalczuk në një nga arsyetimet arsyen thotë se lënda nuk bën të ndahet pasi është i bindur Bulatovicin e ka vrarë Lushtaku.

“Në rastin në fjalë të gjitha veprat e të pandehurve janë të një natyre të ngjashme, shumica e të cilave janë kryer në të njëjtin vend ( në qendrën e paraburgimit në Likoc) (përvec vrasjes së Ivan Bullatovic), vrasje e kryer nga Sami Lushtaku…”, arsyeton Prokurori Michalczuk.

Express ka pritur për tri ditë përgjigje nga EULEX, por ky mision nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës se pse tash vrasja e Ivan Bulatovic më nuk rëndon mbi Gecin, por i ka kaluar Lushtakut.

Kohë më parë ishte raportuar se dëshmitari i intervistuar nga Maurizio Salustro, dëshmitari me kodin “C” krejt krimin e vrasje së Bulatovicit ia mveshte Sabit Gecit, pasi që atë paraprkaisht nga treni e patën rrëmbyer tre pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Dëshmitari “C” i EULEX’it pretendon se ekzekutimit të Bulatovicit i ka paraprirë rrahja nga Sahit Jashari. Bulatovic në shkresat e EULEX’itpër “Grupin e Drenicës” përshkruhet si person për të cilin thuhet se ka ushtruar dhunë ndaj popullatës shqiptare.

Express pati botuar kohë më parë një rrëfim të disa viktimave të tij, rrëfimin me titull “Ivani i Tmerrshem”.

Ndryshe, në grupin e të akuzuarve me merin “Grupi i Drenicës’ bëjnë pjesë pesëmbëdhjetë persona. Në mesin e tyre janë Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri e Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt. Të dy ndodhen në paraburgim.

Të tjerët janë Nexhat Demaku, kryetar i Drenasit, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës. Pastaj janë edhe Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Agim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj, Avni Zabeli e Hysni Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu