Familja e Naser Kelmendit në listën e zezë të Barack Obamës

0
176

Naser-Kelmendi

Komplet Familja e Naser Kelmendit dhe kompanitë e tij në tri shtete të ndryshme kanë hyrë në listën e zezë të Presidentit të SHBA’së, Barack Obama. Kjo ka ndodhur për shkak se firma e Kelmendit merret me tregti me drogë dhe shpërlarje parash.

Deri tash në këtë listë ishte vetëm Naser Kelemndi. Prej 24 marsit të këtij viti në listën e zezë janë e djemtë dhe vajza si dhe e gjithë kompania e tij.

Që nga 24 marsi në listën e zezë janë përfshirë edhe djemtë e Naser Kelmendit, Besniku, Elvisi, Liridoni dhe vajza e tij, Donata Kelmendi.

Veç kësaj, edhe kompanitë në Mal të Zi, Bosnjë, dhe Kosovë janë përfshirë në listën e zezë.

Kelemendi bashkë me fëmijët e tij akuzohet se merret me trafikim të drogës dhe pastrim të parave, raporton Gazeta Express.

Naser Kelmendi është i angazhuar në aktivitete kriminale për më shumë se 35 vite. Ai ishte kreu i një organizate kriminale në Ballkan dhe ka një rrjet të bashkëpunëtoreve të tërë Europën. Organizata kriminale e Naser Kelmendit operon nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes së drogës që shtrihet nga Afganistani dhe Turqia në Evropë. Para së gjithash bëhet fjalë për të shitur heroinë, por edhe të tregtisë në kokainë dhe ekstazi. Naser Kelmendi dhe organizata e tij janë të dyshuar për pastrim parash”, thuhet në deklaratën e Thesarit të SHBA’së.

Deri tash janë më shumë se 1700 njerëz në listën e zezë të Presidentit të SHBA’së.

Aktualisht, Naser Kelmendi po gjykohet në Kosovë ndërsa mbrojtës i tij është Këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu