Familjarët nga Gjilani ikën nga Ambulanca kur Mjekja dyshoi se janë prekur nga Koronavirusi

0
77

Tre anëtarë të familjes Sh. nga fshati Vrapçiq i Gjilanit, kishin ikur nga ambulanca e fshatit kur mjekja ju kishte treguar se po dyshon se janë prekur nga koronavirusi. Pas kësaj ngjarje, 11 anëtarë të familjes rezultuan pozitiv me Covid-19.

Mjekja e ambulancës Dr. Merita Ahmeti-Kastrati ka treguar për Gazetën Shneta se kishte kontrolluar tre anëtarët e familjes, por pasi iu kishte thënë se po dyshon për koronavirus, ata kishin ikur nga ambulanca.

“Te unë kanë qenë tre pacientë nga kjo familje dhe Z. 50-vjeçare që ka rezultuar pozitiv ka ikur nga Ambulanca kur i thash se po dyshoj për Covid-19. Kurse dy të tjerat fatkeqësisht na dhanë simptoma tjera dhe thanë që nuk kemi pasur kontakt me vende që kanë të bëjnë me Covid-19. Por ato dy kishin ardhur nga vendet që kanë koronavirus. Sot do të ishte ndryshe nga kjo gjendje e familjes, po të ishin të drejtëpërdrejt”, ka deklaruar mjekja, shkruan Gazeta Shneta.

Ajo ka treguar se pas këtij rasti, testit i janë nënshtruar ajo dhe stafi tjetër mjekësor dhe fatmirësisht kanë rezultuar negativ. Mjekja iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të sinqertë.

Thirrje të njëjtë ka bërë edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Prof. Dr. Naser Ramadani, i cili ka thënë se familjarët po i fshehin rastet.

Mbrëmë edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka deklaruar se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka njoftuar se nga të gjitha mostrat e marra në Gjilan, përkatësisht në Zhegër, Kravaricë, Cerincë e Vrapçiq, 11 anëtarë të familjes Sh. (Vrapçiq), si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes e cila ka ardhur nga Gjermania, fatkeqësisht rezultuan pozitivë me #Covid19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu