Fazli Veliu: Harun Aliu konsolidoi radhët e UÇK-së

0
248

Shkup, 11 maj – “Harun Aliut dhe gjenerata e Tij, në dekadën e fundit të shekullit  që kaloi dhe në fillim të shekullit të ri, patën një peshë të rëndë mbi krahët e tyre rinorë: Realizimin e Programit të Lëvizjes sonë, kudo dhe në këto anë, për liri, barazi, ardhmëri të sigurtë…”. Kjo thuhet në në letër që kryetari i SHVL – UÇK-së Fazli Veliu e ka dërguar me rastin e një vjetorit të vrasjes së Harun Aliut, i njohur si Komandant Kushtrimi.

“Pas burgosjes së veprimtarëve, nën akuzën organizimit të bombahedhësve të Kërçovës, “Kushtrimi” e vazhdoi veprimtarinë, me përkushtim, disiplinë, vendosshmëri, duke lënë gjurmë të pashlyeshme, besnikërisht dhe pathyeshmërisht. Vigjilent, i pandalshëm, ditë e natë, ei drejt shtigjeve të lirisë, rrethetërthor viseve stërgjyshore, duke bashkëpunuar me luftëtarë të dëgjuar të Kauzës Kombëtare.

Në vitin 2000, Ai bëri hapin guximtar të Konsolidimit të radhëve të luftëtarëve të lirisë. I disiplinuar, i përkushtuar, i paepur, qëndroi pranë atëdhetarëve – mërgimtarë, të burgosur politikë, të Betimit në Flamur e Atdhe, duke dëshmuar një strategji kundërvenie dhe lufte, kudoqë shfaqeshin hijet e zeza vrastare  të qenies shqiptare. Në dyluftim, me të uniformës armiqësore, nën emblemën e UÇKombëtare, Ai ngadhnjeu, nga fillimi deri në arritjen e Marrëveshjes së Paqës-M.së Ohrit”, shkruan Veliu duke përshkruar veprimtarinë e Komandant Kushtrimit.

Veliu si kryetar i SHVL – UÇK-së ka përshkruar nga këndvështrimi i tij edhe vitet e fundit të jetës së Harun Aliut.

“Në burgun e Dubravës, Ai qe i qëndrueshëm dhe mbrojtës konsekuent i vlerave të luftës. Duke konstatuar një rënie të autoritetit të subjektit të dalë nga lufta heroike, një zbehje të faktorit shqiptar në proçeset e barazisë dhe perspektivës, veproi shkëputur nga veprimtarët fillestarë. Në përpjekje për të bërë kthesa drejt vetëmbrojtjes personale e kolektive, ra në rrjetin enigmatik…”, shkruan në fund të letrës së vet Fazli Veliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu