Feride Ramadani kërkohet nga Interpoli për kontrabandim me emigrantë!

0
807

LEME-XHEMA

Në mesin e 72 kosovarëve që kërkohen nga Interpoli në mbarë botën, dy janë femra.

Deri vonë e vetmja femër kosovare e kërkuar nga rrjeti më i madh ndërkombëtar policor që merret me identifikimin dhe prangosjen e të shumëkërkuarve, të arratisur nga drejtësia, ka qenë ish drejtoresha e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Leme Xhema, ndërsa tani ajo ka edhe një “shoqe” në Interpol, raporton Gazeta Tribuna.

Është kjo 47 vjeçarja bionde nga Vushtrria Feride Ramadani e cila kërkohet për veprën penale “tentim kontrabandimi me emigrantë”.

Derisa për Leme Xhemen dihet që është e dënuar nga Gjykata me tri vjet burg për veprën penale të “shpërdorim të detyrës zyrtare dhe nënshkrimit të dëmshëm të kontratës”, për Feride Ramadanin ende nuk ka ndonjë të dhënë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu