Ferizaj do të voton për Flamurin Kombëtar. Do të voton për Faton Topallin, për organizatorin e demostratave të vitit 1981 në Ferizaj

0
295

Faton Topalli në moshë shumë të re, nga viti 1978 u kyçë në Lëvizjen për Republikën e Kosovës. Me 10 Dhjetor 1980, si Sekretar Operativ u emërua për anëtar të Shtabit për Organizimin e Demonstratave me kërkesë për Republikën e Kosovës. Ishte pjesëmarrës i demonstratave nga 11 Marsi 1981 dhe deri në shpalljen e pavarësisë së Republikës të Kosovës.

Para, gjatë dhe pas demonstratave të 1981 merr pjesë ne shkuarjen e parullave, trakteve, afisheve dhe ishtë Kryeredaktori i gazetës ilegale “ZËRI I ATDHEUT”. Kontakton me grupet tjera ilegale dhe vepron intensivisht për bashkimin e tyre. Kudo që shkon ai krijon atmosferë për veprim çlirimtar.


Me 17 Nëntor 1981 në kuadër të Delegacionit të Organizatës së cilës ai i takonte, shkon për në Turqi ku merr pjesë në Bisedime për Bashkim me Organizatat tjera Ilegale, përfaqësuesit e të cilave gjendeshin në Turqi, Zvicër dhe Gjermani. Morri pjesë në të gjitha bisedimet për bashkim, i cili edhe u arrit me 17 Shkurt 1982. Si njeri nga themeluesit e lëvizjes së bashkuar, ai ishte anëtar i përbërjes së parë të Komiteti Drejtues të LRSSHJ.

Ne vitin 1983 ai kalo në Gjermani ku merr pjesë në redaksinë e Gazetës “PUNËTORËT” që ishte organi i Bashkimit të Punëtorëve të Kosovës që vepronte si formacion u Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës – LRSSHJ e që më vonë do të ndryshojë emrin në LPK. Po atë vit ai kalon dhe vendoset me strehim në Zvicër ku e vazhdon aktivitetin intensiv me shqiptarët e Shaffhausenit dhe të gjithë Zvicrës.


Faton Topalli ishte gjithmonë një zjarr i ndezur i lirisë. Por, ai kurrë nuk shquhej për ambicie personale për t´u dukur. Ishte gjithmonë tepër modest për çka ndonjëherë kritikohej! Por, ai kështu i krijonte urat e miqësisë kudo ku shkonte. Ai iu ndihmonte edhe organizatave tjera ilegale duke marrë pjesë në aktivitet e tyre me moton se kudo ku ngritët flamuri kombëtar për çështjen kombëtare duhet ndihmuar. Faton Topalli ishte dorë zgjatur për çdo shqiptar në nevojë. Me mija shqiptar i ka ndihmuar sa here që ju kanë drejtuar për ndihmë. Koha është që edhe të tjerët të kthejnë atë me të mirë, sepse Faton Topalli ia kushtoi tërë jetën Ferizajit dhe Kosovës.

Kur shpërtheu lufta masive e armatosur e UÇK-së në vitin 1989 ai së bashku me bashkëluftëtarët e vet jashtë vendit e pushoi aktivitetin politikë dhe u rreshtua në përkrahjen e UÇK. U paraqit e vullnetar në UÇK, por ai u udhëzua që të vazhdojë të veprojë jashtë vendit, sepse nevojat ishin të mëdha.


Pas përfundimit të luftë së armatosur, ai u udhëzua nga shokët e vet që të vazhdojë shkollimin e ndërprerë në vitin 1981, sepse pas luftës së armatosur, lufta e jonë është puna për të quar proceset deri në fund. Kështu Faton Topalli tani ka titullin e Magjistraturës në shkencat sociologjike. Faton Topalli tani është më moshën e pjekur kur më së shumti mund të japë nga vetja për zhvillimin dhe ndërtimin e Ferizajit dhe Republikës së Kosovës në tërësi.


Faton Topalli është njeri nga Lokomotivat e ilegales të viti 1981 i cili kurrë nuk u ndal në rrugën e luftës për çlirim e bashkim kombëtar. Organizata ilegale të cilës ai i takonte kurrë nuk pranoi të bënte kompromise kudër interesave të vegjëlisë të popullit dhe kurrë nuk u pajtuan me sundimin e huaj i cili u vendos pas 1999 në vendin tonë. Vet veproi gjithmonë kundër përçarjeve, dhe gjithmonë vetëm për bashkimin e shqiptarëve në luftë për liri.


Faton Topalli kaloi rininë si i arratisur në mërgim, por pavarësisht se a ishte brenda apo jashtë vendit vepra e tij ishte gjithmonë prezentë në Kosovë. Ai shkëlqeu në këto 3 dekada në luftë ilegale, dhe koha është që t´a shohim se si do të shkëlqejë si Kryetar i Komunës në Ferizaj nesër, dhe në zgjedhjet e ardhshme si Kryeministër i Republikës s
ë Kosovës, duke e vënë në jetë vullnetin e popullit për VETËVENDOSJE! Mendoj se vlera reale ose jo-vlera reale e njerëzve shihet vetëm kur të arrijnë në institucionet e pushtetit. Por, Faton Topalli kurrë nuk do ta zhgënjejë popullin e vet!


Qytetar patriot të Ferizajit! Nëse dëshironi që zëri i juaj të dëgjohet në Komunën e Ferizajit, votoni për kandidatin tuaj, Faton Topallin -23.


VOTO FATON TOPALLIN, VETERANIN E RINISË ILEGALE TË 1981, VOTONI PËR NUMRIN 23.

Abdullah Prapashtica

______________________________________________________________________________

PS
Faton Topalli

Punon si këshilltar në shërbimin Psiko-social në Cyrih dhe Ligjërues i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Sociale në Cyrih (ZHAW). Ka provojë në punë që nga bujqësia, zejtaria, gazetaria, menaxhimi e deri tek Filmi dokumentar.

Faton Topalli ka një provojë politike mbi 30 vjeçare.


Në Zvicër njihet si përfaqësues jo formal i shqiptarëve.


Mori pjesë në shumë debate publike për Kosovën dhe u angazhua në politikën zvicerane deri në kandidaturën për deputet kantonal.

Ishte një nga drejtuesit e lëvizjes ilegale për Republikën që nga viti 1978 dhe pjesëmarrës në mbledhjen e bashkimit të organizatave ilegale në Turqi.

Ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Sociale në Cyrih, është specializuar në fushën e edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve dhe të rinjve, të menaxhimit të organizatave joqeveritare dhe arsimimit praktik. Aktualisht është në prag të përfundimit të studimeve të magjistraturës në Cyrih.

Faton Topalli,


pedagog social


Ferizaj 044/815 031


[email protected]
www.vetevendosje.org

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu