Festë në Skenderaj për lirimin e “Grupit Drenica”

0
308

Lirimi i Lushtakut

Lirimi nga burgu i “Grupit Drenica”, në të cilin bënte pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka gëzuar qytetarët e kësaj komune.

Sheshi i këtij qyteti është mbushur me qytetarë të shumtë të cilët me këngë dhe valle po e festojnë lirimin e tyre, transmeton Oranews.

“Grupi Drenica” akuzohet për krime lufte të bëra gjatë luftës në vitin 1998-1999 në Kosovë.

Në ndërkohë kumtesa nga EULEX për lirimin e këtij grupi Gjykata vlerësoi rrezikun e sigurimit të provave të mëtejshme ndaj parimeve të proporcionalitetit të masave kufizuese, dhe se të pandehurit nuk duhet të ndëshkohen për ndonjë vonesë në procedurë e cila nuk është shkaktuar prej tyre.

Duke pasur parasysh këtë, Gjykata konsideroi se të pandehurit kishin qenë tashmë në paraburgim për më shumë se 18 muaj. Gjykata më tej vlerësoi se shumica e madhe e provave në mbështetje të rastit të prokurorisë është prezantuar në shqyrtimin kryesorë.

Pothuajse të gjitha dëshmitë substanciale janë siguruar nga prokuroria, dhe dëshmitë e mbetur të prokurorisë vetëm mund konfirmojnë vërtetësinë e fakteve të veçanta; dhe nuk do të bëjë asnjë ndryshim në pyetjen e përgjithshëm të fajit ose pafajësisë. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.

Masat e lirimit do të mbeten në fuqi për 2 muaj, deri më 18 shkurt 2015.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu