Fidanët, 2 euro në treg, mbi 21 euro me tender VIDEO

0
147
Tenderi i Fidaneve të Komunës së Istogut
Tenderi i Fidaneve të Komunës së Istogut

Komuna e Istogut ka blerë fidanë të mollës dhe kumbullës me çmim prej 21 eruo e 26 centë për njësi, fidanë këto të cilat sipas agronomëve në po të njëjtën Komunë, shiten me çmim prej 1 euro e 30 centë e deri në 2 euro më së shtrenjti.

Mirëpo, Jonuz Kabashi, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Hidroekonomisë në këtë komunë i tha Gazetës se çmimin e arsyeton cilësia shumë e lartë e fidanëve, garancioni se fidanët do të lëshojnë fruta shumë shpejt si dhe shartimi i tyre.

Ne e kemi pas projektin kumbull edhe mollë, ndërsa te molla e kemi pas N9-shin dhe 106-shin. N9-shi është më profitabile dhe kërkohet më shumë te njerëzit profesionalist çka janë, tek fermerët profesionalist mirëpo edhe 106-shi është shumë e mirë sepse është kultivuar këtu dhe ne i kemi përkrahë fermerët të vegjël dhe të mesëm, domethënë prej 20 ari e deri në një hektarë, kështu që kërkesa e tyre ka qenë 106-shi dhe N9-shi”, ka thënë ai.

Ndërsa, zyrtari i prokurimit në Istog, Gëzim Ademaj, ka thënë për KosovaPress se për përzgjedhjen e kësaj kompanie për blerjen e pemëve, Komuna është bazuar në dy kritere.

Bazuar në Ligjin e Prokurimit Publik, tek kriteret e vlerësimit janë dy kritere, është oferta përgjegjëse me çmim më të ulët dhe oferta përgjegjëse apo më e favorshme, për përgatitjen e dosjes së tenderit, për shkak të natyrës së aktivitetit të prokurimit, ne e kemi përzgjedh si kriter për vlerësim është oferta ekonomikisht më e favorshme me nënkritere…Operatorët ekonomik të cilët kanë bërë kërkesë për pjesëmarrje në aktivitetin e prokurimit qysh me kohë janë njoftuar se kriter për vlerësim nuk është çmimi më i ulët por është oferta ekonomikisht më e favorshme me nënkritere. Kjo nënkupton që kriteret janë të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë që bëhen në faqen zyrtare”, ka thënë Ademaj.

Ai është shprehur se nuk është përzgjedhë oferta më e lirë, por ka shtuar se kjo ofertë i ka plotësuar disa nën-kritere, sipas Ademajt, shumë të rëndësishme për kontratë e të cilat janë zor të matshme.

Mirëpo, Rexhep Shoshi, një agronom nga Istogu i cili i kultivon të njëjtat fidanë sikur se ato të cilat janë kontraktuar nga Komuna e Istogut me çmim prej 21,26 centë, thotë çmimi për njësi në serën e tij sillet rreth 1 euro e 50 centë.

Merrem me kultivimin e fidanëve të mollës, dardhës, kumbullës dhe fidanëve të tjera. Kryesisht merrem me kultivimin e fidanëve me nënshartesë N9 dhe N106 dhe me nënshartesë të ftonit NA dhe NC… Në Kosovë është në treg që në bazë të cilësisë shkon diku prej 1 euro e 30 deri në një euro e 50, 70 apo dy euro diku sipas cilësisë së saj, këtu më shumë nuk ka shku, më shumë se 1 euro e gjysmë, kanë shku ato të fidanit 1 vjeçar, kurse ato dyvjeçare ende nuk e kemi pas këtë fat për me mujt me fut në tregun”, ka theksuar ai.

Sipas Shoshit, çmimi më i lartë me të cilin shiten fidanët e këtij tipi, është 4 euro, e i cili çmim shkon për fidanë të importuara nga perëndimi me cilësinë më të lartë.

Njoftimi për dhënie të kontratës për furnizim me fidanë për ngritjen e pemishteve, në faqen zyrtare të Komunës së Istogut është bërë më datë 13 nëntor 2013, derisa data e nënshkrimit të kontratës ka qenë 25 nëntor i po këtij viti.

Sipas këtij njoftimi dhe numrit të prokurimit 633 13065121-R, fitues i tenderit është firma “Shpresa” nga Istogu. Vlera e përgjithshme e kontratës është 60 mijë euro.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu