Fillojnë tensionet politike

0
70

Ndonëse rezultati i zhjedhjeve të 11 qershorit ende nuk është certifikuar, për shkak të procedurës së ankesave, kanë filluar shkëndijat e para të një tensionimi të situatës post zgjedhore.

Pas retorikës fillestare ku kualicioni PAN deklaron në vazhdimësi se i ka numrat, dhe Levizja Vetëvendosje se do ta bëjë ajo qeverinë së bashku me LDK-në dhe qëndrimin e rezervuar të kësaj të fundit, me gjithë përjashtimin apriori të një koalicioni ku bënë pjesë edhe PDK, mbrem filluan të dalin sinjalet e para serioze, që paralajmëron situatë të rëndë rreth procesit të mandatimit dhe formimit të qeverisë së re, shkruan portali Infokusi.

Ishte pikërisht presidenti i vendit ai që pëmes televizionit publik, dje hapi siparin e deklaratve pikante, duke thënë se do të zbatoj vendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, duke përjashtuar në mënyrë implicite mandatimin e ndonjë kandidati nga grupacionet tjera politike.

Sipas tij ky vendim shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve, në këtë rast koalicioni PAN, është mandatari për formimin e Qeverisë. Në lidhje me mundësinë e dështimit të kandidatit të PAN, Thaçi ka ripërseritur se vendimi i Kushtetueses në vitin 2014 është i qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime siç tha ai politike. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 është i qartë pa mundësi të interpretimeve politike, ku fituesi e formon Qeverinë” ka the Thaçi.

Kaç ka mjaftuar që një ndër eksponentët kryesor të PVV, deputeti Rexhep Selimi të reagoj pa humbur kohë, duke deklaruar se nëse kushdo që nuk i ka numrat do të mundohet të uzurpojë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, do të marrë përgjegjësinë për cilëndo situatë të krijuar pastaj.

“Nëse Thaçi nuk e respekton të drejtën e mandatarit që e ka shumicën e LVV-së me partnerë, atëherë ai do të përballet me vendoshmërinë e qytetarëve për ta mbrojtur votën dhe fitoren”, ka thënë Selimi në një prononcim për Indeksonline.

I pyetur se a do të thotë e gjithë kjo që Kosova mund të përballet edhe me protesta, si qasje e qytetarëve për të kundërshtuar këtë, Selimi ka cilësuar se për këtë gjë qytetarët do të vendosin vetë, sepse sipas tij ata e dinë vetë këtë çështje.

Por, a janë këto vetëm retorika sa për të ushtruar presion dhe për të krijuar opinion të caktuar, a po vërtetë Kosova mund të hyj në një valë paqartësishë apo edhe trazirash, mbetet të shihet në ditët në vijim.

Trazirat në lidhje me mosmandatimin e partisë së dytë, në rast dështimi të të parës për të krijuar shumicën, nuk janë diçka e panjohur për rajonin tonë. Vetëm para disa muajsh Maqedonia fqinje u përball me protesta të gjata dhe dhunë të shfrenuar, pasi Presidenti Ivanov refuzonte të mandatonte Zoran Zaevin e LSDM-së për formimin e qeverisë, përkundër dështimit të Nikolla Gruevskit të VMRO-DPMNE-së si parti e parë e dalë nga zgjedhjet.

Protestat dhe tensionet politike vazhduan për muaj të tërë, deri sa kulmuan me dhunë dhe rrahje brutale të deputetëve të LSDM-së dhe partive shqiptare, duke shkaktuar lëndime të rënda të deputetëve dhe rrezikim të drejtëpërdrejtë të jetës së tyre. Kjo pasi LSDM dhe partitë shqiptare të koalicionit post zgjedhor e mblodhën vet kuvendin, duke filluar kështu vënien në jetë të marrëveshjes për koalicion, përmes hapit të parë, zgjedhjen e shqiptarit Talat Xhaferi në krye të kuvendit maqedonas.

Pas kësaj, falë vendosmërisë së Zaevit dhe partive shqiptare në njërën anë dhe presionit në rritje të faktorit ndërkombëtar në anën tjetër, presidenti Ivanov u gjunjëzua dhe pranoj të mandatoj Zaevin i cili edhe e formoj qeverinë e tij duke marrë në kuvendin maqedonas 62 vota pro nga 120 në total, në mazhorancën e re të përbërë nga i LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.

A do arrij PAN të formoj qeverinë pa pas nevojë për alternativa tjera, apo presidenti si faktor unifikues (sipas kushtetutës kuptohet), do të kaloj mandatin tek personi apo subjekti që dëshmon që e ka shumicën në kuvend, kuptohet në rast dështimi të Haradinajt si mandatar i PAN, apo do të betonoj qëndrimin që sot veç e lansoj mbetet të shihet. Nga reagimi i forcave politike, sidomos nga Presidenti i Republikës, do të varet nëse Kosova do të tregoj pjekuri politike për të krijuar në kondita normale qeverinë e re, apo vendi ynë do të hyj në rrethin vicioz të protestave që nuk dihet si do ndalen.

VV ka dëshmuar që edhe për tema më pak të ndjeshme, mundet lehte të organizoj protesta, e pse jo herë herë edhe të provokoj reagimin policor. Në anën tjetër edhe policia është treguar shumë “efikase” në përballim

me protestat e VV-së duke i shpërndarë ato me përdorin e dhunës dhe mjeteve ndërmjetësuese. Skenat e protestave të dhunshme, thyerjet e xhamave të qeverisë, shkatërrim i pronës publike e private, rrezikim të policëve në detyrë në njërën anë dhe dhunë policore, gaz lotësjellës, topa uji e arrestime të shumta, nuk është se ka shumë kohë që nuk i kemi parë në Prishtë, ku organizatore e tyre (protestave) ka qenë kryesisht VV-ja.

Euforia që përjetoj PVV-ja me rritjen e papritur të përqindjes së votave në zhjedhjet e fundit, mund të përdoret fare lehtë për të organizuar protesta të mëdha, si trysni ndaj presidentit për t’ua dhë mandatin herën e dytë. Nëse vije deri te kjo situatë, nuk ka asnjë garancion se gjithçka do të shkonte brenda suazave të reagimit normal qyetar. Në këto raste situata mund të pëshkallëzohet lehtë dhe pasojat të jenë të mëdha dhe krejtësisht të pa nevojshme.

Një situatë e tillë është krejtësisht e mundur të shmanget dhe parandalohet, nëse tregohet një minimum i maturisë dhe kulturës politike. Në të kundërtën, përgjegjës do të jenë të gjithë ata që, jo vetëm nuk i shmangin situatat e tilla, por edhe i nxisin dhe shkaktojë ato.

Vetëm pas pak ditësh pritet të fillojnë tratativat konkrete për formimin e qeverisë dhe nëse PAN nuk i ka numrat siç edhe po duket, situata do të nxehet dukshëm, sidomon nëse LDK pranon një koalcion paszgjedhor me VV.

Zgjedhjet e 11 qershorit nxorën fitues koalicionin PAN me 39 deputetë, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 32 dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 29 të tillë. Për formimin e qeverisë duhet shumica absolute prej 50% plus një votë, e deputëtëve të kuvendit 120 anëtarësh, pra duhet minimum 61 vota. /INFOKUSI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu