Fjalim prekës i babait të Astrit Deharit

0
312

avni-dehari

Avni Dehari, babai i aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka thënë se nuk mjafton suspendimi që u bë ndaj disa zyrtarëve të Burgut të Prizrenit, 18 ditë pas vdekjes së djalit të tij.

Ai u shpreh se drejtësia duhet të vihet në vend, për hir të drejtësisë, raporton “Zeri.info”.

Ai ka bërë thirrje që të kryhet puna me ndërgjegjshmëri.

“Mos na mëshironi ne, mëshirojeni drejtësinë”, tha Avni Dehari, përcjell “zeri.info”.

Ky është fjalimi i plotë i Avni Deharit:

Këto kamera këto mikrofona që i keni drejtuar drejt nesh, drejtojani Ministrisë së Drejtësisë, drejtojuni Ministrisë së Punëve të Brendshme, pyeti ata se si ndihen të gjitha ata deri me sot që kanë humbur padrejtësisht prindërit e tyre, pyetini ata se si ndihen që kanë humbur bijat dhe djemtë e tyre.

Pyetni ata se si ndihen familjarët që djemtë e tyre padrejtësisht janë akuzuar për terrorizëm. Pyetni ata se si ndihemi që djali im Astrit Dehari në rrethana të paqarta ka gjetur vdekjen.

Pyetni prokurorin Sylë Hoxhen pse u nguten dhe dulën me një raport ende pa u kryer hetimet pse nuk priten edhe të marrin mendimin e ekspertëve të mjekësisë ligjore të pavarur.

Pyetni të gjithë ata që kanë përgjegjësi pse për një telefon që u vodh në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit u suspenduan menjëherë ata që u konsideruan përgjegjës .

Nëse doni ta gjeni të vërtetën, nëse doni ta ndihmoni Kosovën kërkojeni lepurin jo ku mund të flenë por aty ku flenë. Kryeni punën me ndërgjegjëshmëri, kryeni punën me drejtësi nëse doni ta ndihmoni Kosovën. Mos na mëshironi ne, mëshirojeni drejtësinë.  /ZERI/ 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu