Flasin motra e Demë Shehut dhe vëllai i Mirsad Ndrecajt

0
87

Protesta

Selvije Shehu ka ardhur të mërkurën nga Juniku në Prishtinë me fotografinë e vëllait të saj në dorë. Ai është Demë Shehu, njëri nga 21 të arrestuarit në Kumanovë.

Shumë familjarë e ish-bashkëluftëtarë të grupit të Kumanovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar urgjentisht të njoftohen për fatin e familjarëve te tyre, raporton KTV.

Selvija ka treguar për KTV-në se autoritetet maqedonase nuk e kanë lejuar të martën ta vizitojë vëllanë. Shehu ka mohuar që familja e saj të ketë ditur se Demë Shehu dhe të tjerë po planifikonin diçka në Maqedoni.

Por, të kundërtën e ka thënë Ylber Ndrecaj, vëllai i Mirsadit, i vrarë në Kumanovë. Ai thotë se vëllai i tij publikisht për 6 muaj ka treguar në rrjetet sociale se po dëshirojnë ‘të shpallin Republikën e Iliridës’, që thotë se ishte ëndërr e tij.

Me Mirsadin thotë se kontaktet i humben dy javë para përleshjes, kur ai ishte larguar nga shtëpia, transmeton Koha.net.

Një paralajmërim për mosveprimin e institucioneve e ka dhënë ish-ushtarja e UÇK-së. Mimoza Shala tha se institucionet do të ishte mirë që të veprojnë e të mos i detyrojnë vetë ata të marrin masa për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu