Flet Hashim Thaqi: unë e inicova, zbatova dhe përmbylla krijimin e Gjykatës Speciale!

0
263
Hashim Thaqi gjate nje Interviste
Presidenti i zgjedhur i Kosovës Hashim Thaqi ka dhënë një intervistë për gazetën austriake “Standard”. Me kët rast, Gazeta ua sjell në tërësi intervistën e Thaqit. Në fillim të saj thuhet: “pavarësisht krizës së brendshme politike dhe protestave kundër zgjedhjes së tij si President Hashim Thaçi beson që të jetë faktor unifikues në Kosovë”.
STANDARD:  Kur jeni zgjedhur së fundmi president ka pasur në të njejtën kohë protesta në rrugë dhe opozita mbushi me gaz lotsjellës sallën e parlamentit. Si mund të jeni President për të gjithë kosovarët, në qoftë se ka armiqësi të tillë?
Thaqi: Dhuna nuk mund të jetë një mjet për qëllime politike. Veprimet e opozitës, megjithatë, janë të ndërlidhura më shumë me dy marrëveshjet – Asociacionin e komunave serbe dhe marrëveshjes kufitare me Malin e Zi-  sesa me zgjedhjen e Presidentit. Unë i gëzohem bashkëpunimit me të gjithë shoqërinë, duke përfshirë edhe udhëheqësit e opozitës. Unë kam qenë në gjendje t’i bashkoj të gjithë gjatë luftës për të luftuar për liri; Unë kam qenë në gjendje për t’i bashkuar të gjithë pas meje, kur erdhi momenti për shpalljen e pavarësisë. Dhe jam i sigurt se unë mund t’i mblidhi të gjithë pas meje për t’u bashkuar në përpjekjet tona për anëtarësim në BE dhe NATO. Dhe Kosova nuk do të ndalet në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
STANDARD: Gjykata Kushtetuese thotë se marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe duhet të rishikohet përsëri.
Thaqi: Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se qeveria është bile e obliguar për të siguruar këtë Asociacion. Pra edhe opozita është e obliguar që të jetë pjesë e procesit. Kur është fjala për kufirin me Malin e Zi: është vendosur për themelimin e një komisioni ndërkombëtar që do të vlerësojë të gjithë procesin e demarkacionit. Natyrisht unë besoj se opozita duhet të luajë një rol. I inkurajoj ata që të jenë pjesë e Komisionit.
STANDARD: Opozita pengoi punën e Parlamentit me hedhje të gazit lotsjellës që nga vjeshta e kaluar.A ka nevojë për një ndërmjetësim nga BE-ja?
Thaqi: Natyrisht, gjithkush është i mirëpritur me këshilla. Por unë ende besoj se ky bllokim mund të tejkalohet nga brenda, me vullnet të mirë në të gjitha anët në Kosovë dhe këshilla të mira nga miqtë ndërkombëtarë. Është përgjegjësi e politikanëve në Prishtinë, për të gjetur një mënyrë për dalje nga kriza. Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, ne presim një rekomandim për liberalizimin e vizave, ne duhet të krijojmë ushtrinë për Kosovën, atëherë kjo do jetë pjesë e Partneritetit të NATO-s për Paqe.
STANDARD: A mendoni se zgjedhjet në vjeshtë mund të përfundojë bllokimin politik?
Thaçi: Zgjedhjet nuk janë një opsion i nevojshëm. Qeveria aktuale ka një shumicë prej dy të tretash në Parlament. Qeveria është gjithëpërfshirëse, përfaqësuesit e grupeve të tjera etnike janë pjesë e saj. Nuk ka krizë politike në Kosovë; ka përpjekje për të çoroditur procesin politik, por ende punojnë institucionet.Shqetësimet e opozitës në lidhje me shoqatën e komunave serbe dhe marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi mund të tejkalohen, dhe zgjidhjet mund të gjenden nëpërmjet dialogut. Prandaj nuk ka nevojë për zgjedhje. Ne kemi nevojë vetëm zgjedhje në qoftë se qeveria aktuale e humb mbështetjen e shumicës në Parlament.
STANDARD: Maqedonia ka mbyllur kufijtë për refugjatët. Prisni që refugjatët të dredhojnë dhe të vijnë në Kosovë?
Thaçi: Të jem i sinqertë, refugjatët duan të arrijnë në Vjenë apo Berlin, ata nuk duan të vijnë apo të qëndrojnë këtu në Kosovë. Sigurisht që ne do të tregojmë solidaritetin, dhe ne duam të japim një përgjigje të përbashkët evropiane ndaj kësaj krize. Por kjo nuk është vetëm një temë kosovare. Deri më tani nuk ka pasur valë të refugjatëve në Kosovë apo rreth Kosovës. Por në qoftë se do ngjante ndonjëherë, ne do ta shikojmë këtë nga një pikëpamja humanitare, por edhe nga pikëpamja e sigurisë.
STANDARD: Prisni një fluks të madh refugjatësh?
Thaçi: Jo.
STANDARD: Në vjeshtë fillon me punën Gjykata Speciale për krime lufte. Kryeprokurori David Schwendiman kohët e fundit tha se zgjedhja juaj si president nuk ju jep asnjë imunitet. A mund të përjashtoni që s’do të jeni i akuzuarr?
Thaçi: Kosova ka treguar se ajo ka dhe përmbush detyrimet e saj ndërkombëtare. I tërë procesi i krijimit të një gjykate të veçantë është iniciuar, zbatuar dhe përmbyllur nga unë, në kohën kur kam qenë Kryeministër. Nuk kam asgjë për të fshehur. Ne mbështesim punën e kësaj Gjykate Speciale plotësisht.
STANDARD: Përjashtoni mundësinë që do të akuzoheni?
Thaçi: Ne nuk kemi thyer asnjë ligj apo konventë ndërkombëtare. Ne kemi lënduar vetëm ligjet diskriminuese të Sllobodan Millosheviqit (ish-presidentit të Jugosllavisë) dhe për këtë unë jam krenar.Lufta e qytetarëve të Kosovës ishte e drejtë. Unë e shoh krijimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës si një mënyrë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të lirohet nga insinuatat e padrejta dhe spekulimet.
STANDARD: A ka ndonjë përgatitje të shpejtë për një takim me presidentin e Serbisë Tomislav Nikolic?
Thaçi: Ne do të kemi një ceremoni përurimi në Prishtinë në fillim të prillit, dhe unë i gëzohem edhe ftesës që kam për t’ia dërguar Presidentit Nikolic. Ne gjithashtu do të ftojëmë presidentët e tjerë të rajoni. Unë e kam takuar atë disa herë të tjera. Pra, kjo s’do të jetë e  panjohur për Nikoliqin. /Adelheid Wölfl/ Der Standard

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu