Flet prokurori gjerman për kosovarin që vrau gruan dhe të dashurin e saj: E ka pranuar fajin, e paqartë se a e dinte për fëmijën

0
207

Kosovari i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të shtunën në Iserlohn të Gjermanisë, ku të vdekur mbetën gruaja e tij, me të cilën ishte ndarë, dhe partnerin i saj te ri nje Afgan, ka pranuar fajin.

Këtë e kanë konfirmuar për dpa / lnw hetuesit e rastit.

“Dyshojmë se motivi mund të gjendet në marrëdhënie”, ka thënë të hënën prokurori i Hagenit, Nils Warmbold, raporton Koha.net.

Për detaje të informatave të dhëna nga 43 vjeçari, zyra e prokurorit publik nuk ka dashur të flasë duke thënë se hetimet janë ende duke u zhvilluar.

43 vjeçari akuzohet për vrasjen e gruas 32 vjeçare dhe partnerin e saj 23 vjeç me një thikë kuzhine të shtunën në stacionin e trenit në qytetin Sauerland. Rreth dy muaj më parë, gruaja 32 vjeçare ishte bërë nënë e një vajze. Foshnja në kohën e sulmit ishte në veturën e nënës.

Prokuroria deri më tani pretendon se 23 vjeçari nga Afganistani, tashmë i ndjerë, është babai i fëmijës.

“Nëse i dyshuari e ka ditur apo jo për fëmijën, mbetet e paqartë”, ka thënë prokurori.

43 vjeçari dhe viktima grua janë nga Kosova, ndërsa viktima mashkull është nga Afganistani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu