Florin Krasniqi i kërkon prokurorisë të merret me spiunët e UDB-së

0
269

Prishtinë, 13 shkurt – Deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi ka ngritur  sot shqetësimin për deklaratat e disa personave që kanë punuar për shërbimet sekrete serbe, sipas të cilëve në institucionet e Kosovës ka ende individë që bashkëpunojnë me shërbimet serbe.

“E ftoj Prokurorinë e Kosovës, menjëherë e urgjentisht, t’i marrë këta njerëz në pyetje, edhe këta njerëz të tregojnë se kush janë njerëzit në radhët tona që punojnë për shërbime informative të huaja, e sidomos atyre armike. Këta njerëz prapë po bëjnë detyrën që e kanë bërë me dekada dhe po krijojnë konfuzitet në radhët tona. Ne mund të mos pajtohemi  politikisht, por mendoj se kombëtarisht pajtohemi, andaj ftojë prokurorinë të merret me këta njerëz”, tha ai.

Krasniqi kështu u shpreh në kuadër të pikës së rendit të ditës të Kuvendit të Kosovës – Deklarime të lira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu