Foret e Thaçit, përsëri paralajmëron padi ndaj Serbisë

0
309

Hasha

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Hashim Thaçi, do nga Serbia t’i kërkojë falje për krimet e luftës gjatë viteve të ’90-ta, paralajmëron padi për gjenocid dhe kritikon Beogradin.

Kritikat ndaj Beogradit i ka adresuar për shkak se nuk iu lejua vizita e planifikuar në kryeqytetin serb, citojnë mediet serbe deklaratën e Thaçit për “Standardin” e Vjenës.

“Do të ishte mirë sikur Serbia të merrte modelin e Afrikës Jugore dhe të kërkojë falje për krimet e luftës në Kosovë”, i ka thënë ai “Standardit”.

“Por ne jemi dëshmitarë se Serbia vazhdon të kundërshtojë të kërkojë falje. Prandaj na duhet të gjejmë rrugë ligjore për ta dokumentuar historinë dhe të gjejmë së paku një ngushëllim të vogël për familjet e anëtarëve të mbi dhjetë mijë njerëzve të vrarë dhe të 20 mijë grave të dhunuara”, citohet të ketë thënë Thaçi, i cili ka shtuar se po bisedon me aleatët dhe avokatët e vet për këtë çështje.

Kjo vetëkupton se po shqyrtohet mundësia se si të shtrohet kërkesa për të marrë informacione rreth asaj se “kush ishin vrasësit serbë më 1999”.

Rreth padisë së paralajmëruar kundër Serbisë për gjenocid, Thaçi pohon se për këtë ka disa mundësi, por qindra shqiptarë të Kosovës që jetojnë në ShBA e në Europë dëshirojnë të kërkojnë dëmshpërblim të luftës nga Serbia, transmeton Koha.net.

“Qeveria e atëhershme është përgjegjëse për shkatërrimin e 65 për qind të pasurisë private në Kosovë. Ka mundësi të thërrasim Tribunalin e Hagës për krime lufte”, është shprehur Thaçi.

Rreth qëllimit muajin e shkuar për të vizituar Beogradin dhe me ftesë të një organizate joqeveritare të marrë pjesë në një takim me temën mbi eurointegrimet e Ballkanit Perëndimor, ai ka deklaruar:

“Nëse një kandidat për hyrje në BE për këso temash refuzon një fqinj, atëherë shtrohet pyetja si mund të shikojmë përpara në Ballkan dhe kështu të nxisim normalizimin e marrëdhënieve. Sjellja e tillë çon nga tensionimet dhe krijon pasiguri nga aspekti i vullnetit politik të Beogradit për të shikuar në ardhmërinë”.

Thaçi ka konfirmuar se Serbia ka një fletëarrest për të, ashtu siç ishte rasti me Havier Solanën, Tony Blair dhe Bill Clinton me akuza për terrorizëm dhe sulme ndaj Serbisë.

“Ato urdhërarreste tani janë absurde dhe pres që Serbia sa më parë të vijë në vete dhe të gjitha akuzat nga koha e Millosheviqit t’i shpallë të pavlefshme. Jemi në vitin 2015 dhe është për t’u habitur që vendimet e një faze të errët vazhdojnë ende të jenë në fuqi”, ka vlerësuar ai.

Nga Beogradi, siç ka thënë ai, pret që të sillet si Prishtina, e cila ka lejuar shumë vizita zyrtarësh më të lartë serbë në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu