Foto të Rralla: Serbia kishte dëbuar nga Dibra rreth 20. 000 mijë shqiptarë, më 1920

0
65

Në vitin 1920 mizoria serbe kishte dëbuar rreth 20.000 mijë shqiptarë nga rrethi i Dibrës dhe pjesëve tjera të Maqedonisë, në vitin 1920. FMimages sjell disa foto të shqiptarëve të dëbuar nga ushtria mizore serbe, nga Dibra, në vitin 1920.

Ndërkohë, kryeshefi i qarkut të Ohrit, Qirkoviq, në vitin 1914, i raportonte ministrit të Punëve të Brendshme, Stojan Protiq, ku veç tjerash theksonte se numri i popullsisë myslimane në atë qark arrinte shifrën prej 26.770, mirëpo këto të dhëna sipas tij nuk ishin të sakta për arsye se “regjistrimi ishte realizuar pas Kryengritjes së Dibrës”, prandaj në të nuk ishin llogaritur siç thuhej “ata myslimanë” të cilët nga ai territor ishin arratisur në Shqipëri, që sipas Qirkoviqit, numri i tyre arrinte deri më 20.000 “dhe se vetëm nga qyteti i Dibrës kishin ikur rreth 8-9000 vetë”.

Shumica e tyre ishin strehuar në Tiranë, që sot quhet “Rruga e Dibrës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu