Fotoja që i dha fund spekulimeve për Shpend Ahmetin, publikohet pjesa e fshehur

0
102
Shpend Ahmeti dhe Gruaja Ardiana

Se gara për Komunën e Prishtinës do të jetë e ashpër dhe se nuk do të zgjidhen mjete dhe mënyra për të diskredituar kandidatët që do të garojnë për kryeqytetin e Kosovës, është diçka që shumë kush e ka pritur. Në mos për asgjë tjetër, për shkak tëmendësisë së ‘egër’ politike që ka pushtuar spektrin politikë.

Ditëve të fundit në media është publikuar gjysma e fotografisë së të parit aktual të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndërkohë që gjysma tjetër që nuk u publikua, i la hapësirë ‘imagjinatës’ së shumë kujt. Me kë ishte Shpend Ahmeti në ‘jahtën’ aq të përfolur ???? Çfarë pazaresh bëri ai aty??? Etj, etj.

Kjo foto që sot u publikua për herë të parë në tërësinë e saj të plotë shpalon se Ahmeti në këtë foto ishte me bashkëshorten e tij, Ardianën dhe bashkë kishin zgjedhur të vizitonin një “jaht” që shërbente edhe si kafene jashtë sezonit turistik në Mal të Zi, e nuk ishte me ndonjë biznismen dhe as për shërbime të caktuara të interesit. Foton e publikoi portali sakte.net.

“Te fala nga une dhe familja ime ne pak vikende qe kemi bashke. E kuptoj qe jam person publik dhe cdo minute e jetes sime eshte publike dhe e kuptoj qe jam ne percjellje te kundershtareve cdo moment prandaj nuk kane nevoje msheftas me fotografu e me bo storie te paqena. Edhe keto dy-tre dite edhe ne Mal te Zi kam takuar dhjetera kosovarë që më kanë parë, me kanë përshendetur dhe jemi fotografuar bashkë.

P.s. Kam ardh me veturen time, e ne deti/ujera nuk kam shetitur fare, e sonte kthehna. Shpifjet nuk na ndalin, por per bashkeqytetaret e mi gjithmone kerkoni shpjegime nga une se nuk ka te keqe”, do të ishte përgjigja e Shpend Ahmetit ndaj të gjithë atyre që e sulmuan dhe nuk e kursyen nga asnjë akuzë.

Por, fotoja e siguruar nga portali Sakte.net pasqyron të vërtetën se Shpend Ahmeti në fakt ishte vetëm bashkëshorten e tij, Ardianën dhe bashkë kishin zgjedhur të vizitonin një “jaht” që shërbente edhe si kafene jashtë sezonit turistik në Mal të Zi. Ndërsa, fotot ishin të shkrepura nga myshterinj të tjerë të pranishëm në këto ambiente të cilat frekuentohen nga të gjithë ata që vizitojnë rivierën e Malit të Zi.

“Kam prit dhe pres sulme sepse sivjet është vit zgjedhor dhe Prishtina është halë në sy për ata që e kanë zhvat dhe e zhvasin këtë shtet. Është shtuar edhe konspiracioni edhe ligësia. Munden me shpif në të gjitha anët, por nuk do të dorëzohemi asnjëherë para matrapazëve e hajnave. Bring it on!”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu