Bunkeri anti-bërthamor i Enver Hoxhës me 106 dhoma (Foto)

0
206

Bunkeri 1

Bunkeri që gjendet në periferi të Tiranës, nga nesër pritet të jetë i hapur për vizitorë dhe për aktivitet të ndryshme artistike.

Ky bunker, cili saktësisht ndodhet pranë repartit ushtarak të Shish Tufinës, ishte një projekt gjigant me 5 kate nëntokë i ndërtuar gjatë viteve ’70. Ka 106 dhoma i cili shërbente për raste lufte, për strehimin e byrosë politike të Shqipërisë. Në përbërjen e tij ka apartamente, zyra, salla e madhe ku mblidhej shtabi i përgjithshëm, madje edhe kuvendi popullorë.

Në foto mund të shihet edhe krevati kryetarit të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxhës si dhe dushi i tij me vajguri.

Ai tashmë ka marr një formë tjetër, ndërsa që nga e shtuna, aty do të jetë e hapur ekspozita video-muzeale e quajtur “Bunk’Art” e cila shtrihet vetëm në një pjesë të strukturës, konkretisht atë që nga niveli i pestë shkon deri tek auditoriumi i cili ndodhet në nivelin e tretë, me një total prej 40 dhomash.

Ekspozita ka si objektiv atë të rievokimit të ngjarjeve kryesore historike në periudhën mes 1939 dhe 1944 me kujtime menjëherë para pushtimit italian dhe menjëherë pas Çlirimit.

Ekspozita video-muzeale përmban video-instalacione, tinguj, drita, imazhe, objekte dhe pajisje dixhitale për të rikrijuar një rrugëtim historiko-emocional që gjatë ditëve të para është e hapur edhe për vizita shkollore, ku përmbajtja e këtij bunkeri përbën rastin e një reflektimi dhe njohjeje të historisë kombëtare për më të rinjtë.

Bunkeri 2

Bunkeri 3

Bunkeri 4

Bunkeri 5

Bunkeri 6

Bunkeri 7

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu