Gani Sahiti vrau drejtorin e arsimit Remzi Salihun

0
247

Burime të Portalit tregojnë se personi i dyshuar për vrasjen e Remzi Salihut, drejtorit të Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, është Gani Sahiti.

I dyshuari është nga fshati Graxhenik të komunës së Kamenicës, dhe është i lindur në vitin 1981.

Muhamet Gashi, Zëdhënës i Komunës së Prishtinës, ka thënë se dyshohet se dorasi ka qenë kandidat për drejtor në një shkollë fshati të Prishtinës dhe që nuk është përzgjedhur në këtë detyrë.

Policia nuk ka ende ndonjë adresë tjetër të këtij të dyshuari se ku ka jetuar në Prishtinë.

Sidoqoftë, pas pak pritet që policia të lëshojë një komunikatë për media ku do të konfirmohet edhe zyrtarisht se I dyshuari Gani S, e ka plagosur me armë zjarri drejtorin Remzi Salihu, në orën 9 e 53 minuta, brenda në zyrën e tij.

Në këtë komunikatë do të sqarohet se viktima është dërguar me urgjencë në QKUK, por ai ka vdekur në orën 10 e 20 minuta.

I dyshuari është arrestuar dhe hetimet do të vazhdojnë.

Komuna ka njoftuar se procesi arsimor në shkollat e Prishtinës do të ndërpritet për dy ditë – në shenjë zie për këtë vrasje makabre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu