Gashi: Nuk është ‘tradhëtar’ vetëm Hashim Thaçi, por edhe ata që nuk e ndalin atë

0
68

Njohësi i çështjeve politike, Astrit Gashi ka komentuar takimin e radhës të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb Aleksander Vuçiq,  takim ky i cili do të mbahet nesër në Bruksel.

Gashi ka thënë se pavarësisht bojkotit të seancave dhe gjuhës së ashpër kundër tij, ai do të zhvilloj takime të tilla sa herë që ftohet.

Sipas Gashit, partitë në Qeveri dhe ato në opozitë e kanë vetëm një mundësi për ta penguar presidentin Hashim Thaçin, dhe ajo është duke themeluar një Ekip të Përbashkët Negociator, dhe duke shkuar në takime edhe ata.

Në fund të shkrimit, Gashi ka potencuar edhe një herë se takimit e Thaçit nuk po mund të ndalen, prandaj vendimet e këqija që ai mund t’i merr duhet penguar. Në të kundërtën, ata që po e akuzojnë Thaçin për ‘tradhëti’ ndaj Kosovës dhe nuk po bëjnë asgjë për ta ndaluar atë janë po ashtu ‘tradhtarë’.

Për më shumë, shkrimi i plotë i Astrit Gashit:

Hashim Thaci neser takohet me Vucicin ne Bruksel. Perkunder bojkotimit te disa seancave si dhe gjuhes se ashper, me te drejt, kunder tij- ai do te zhvilloj takime te tilla sa here qe e ftojne dhe perderisa te jete President.

Qeveria dhe Opozita nuk mund ta ndalin- duke e lene te lire, te lire qe te shkoj ne takime e qe te negocioj. Kjo eshte krejtesisht loje ne teren te huaj- ne ate te Thacit.

Partite ne Qeveri dhe ato ne Opozite e kane vec nje mundesi, per ta penguar ndonese jo per ta ndalur e ajo eshte duke themeluar nje Ekip te Perbashket Negociator dhe dhe duke shkuar ne takime edhe ata, ose vetem ata.

Ky ekip negociator i Kosoves do te duhej te kishte edhe platforme negociuese edhe shef dhe ekipe per rreth. Shefi i Ekipit per hir te nje bashkepunimi mundet me qene ndonje personalitet nga Opozita.

Meqenese takimet e Thacit nuk po arrihet te ndalen, atehere te pakten vendimet e kqija qe mund ti merr ai duhet te pengohen.
Nese Thaci po akuzohet se mund te beje “tradheti” ndaj Kosoves, atehere edhe ata qe e lejojne kete “tradheti” duke ndejtur skutave dhe vetem duke vezhguar jane “tradhetar” poashtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu