Gashi: Për një rrogë, disa prej deputetëve shitën gjakun e viktimave të Kosovës dhe votuan Gjykatën Speciale

0
162

Avokati Tomë Gashi ka thënë se krijimi i një Tribunali ndërkombëtarë për të gjykuar serbët është i pamundur, ndërsa sipas tij deputetët e Kosovës krijuan Gjykatën Speciale që është një etnike dhe gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se krijimi i një Tribunali për të dënuar krimet serbe pos që është i vonshëm është edhe i pamundur.

Ai ka thënë se është absurde që ne t’i tregojmë Amerikës apo Gjermanisë se Serbia ka bërë krime në Kosovë kur ata për këtë arsye kanë intervenuar me bombardime ndaj Serbisë.

Avokati ka thënë se disa deputetëve të ndershëm që ishin kundër Gjykatës Speciale u është bërë presion për të votuar atë në Kuvendin e Kosovës.

“Gjykata Speciale është një produkt monstruoz i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vitit 2015 të cilët kanë qenë të shantazhuar posaçërisht nga Hashim Thaçi në cilësinë e kryetarit të PDK-së në atë kohë. Ai i ka kërcënuar disa nga deputetët e kësaj partie që nëse nuk votohet Gjykata Speciale shkohet në zgjedhje dhe ata do ët humbin nga një rrogë”.

“…Për një rrogë disa prej deputetëve e kanë shitur gjakun e viktimave të Kosovës të vitit 1998 dhe 1999 pasi i kanë dhënë këtë të drejtë Gjykatës Speciale të gjykojë vetëm shqiptarët – pjesëtarët e UÇK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi ka thënë se Tribunal ndërkombëtar për të gjykuar vetëm krimet serbe “që të gjithë e dimë se kanë ndodhur është e pamundur të krijohet me këtë Kosovë kaq të dobët”, tha ndër të tjera Tomë Gashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu