Gaza, gjendet i vdekur aktivisti italian, që ishte marrë peng

0
114

Një italian aktivist mbështetës i palestinezëve është gjendur i vdekur në rripin e gazës, disa orë pasi ishte rrëmbyer. Vittorio Arrigoni, 36 vjeç, është gjendur i vdekur në zonën ku qeveris Hamasi. Ai ishte rrëmbyer të enjten nga një grup radikal, i quajtur Salafist që është në konflikt me Hamasin dhe po përpiqen të lirojnë liderin e tyre.

Salafistët kanë shpërndarë një video në internet ku kërcënon me ekzekutimin e aktivistit nëse nuk liroheshin të burgosurit e grupit të tyre, përfshirë liderin e grupit. Ata kishin përcaktuar se afati i fundit ishte ora 14 e ditës së premte, por ai është ekzekutuar më parë dhe kjo nuk dihet se përse ka ndodhur

Policia bëri të ditur se trupi i tij është gjetur në një shtëpi në Gaza pasi kishin marrë një njoftim. Dy persona janë arrestuar deri më tani. Italia e ka dënuar “aktin barbar” dhe e ka quajtur “akt të turpshëm dhe të pakuptimtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu