Gedafi i dha Sarkozisë 50 milion euro për tu zgjedhur president në vitin 2007

0
366

Nikola Sarkozi ka marrë nga Muamar Gedafi më shumë se 50 milion euro për financimin e fushatës për zgjedhjen e tij president. Pretendimi i bujshëm është bërë publik sot nga faqja investigative “Mediapart”.

Të dhënat tregojnë se dy ish-aleatë të Sarkozisë kanë pasur marrëveshje ilegale që sollën atë në krye të shtetit në vitin 2007.

Në shënimin qeveritar të publikuar nga Mediapart, numërohen vizitat e shumta të Sarkozisë në Libi dhe kolegëve të tij të ndërmarrë për sigurimin e fondeve.

Takimi i tyre në Libi po në vitin 2007

Në një takim të tetorit 2005, kur Sarkzoi ishte një ministër i Brendshëm ambicion besohet se ka marrë nëpërmjet llogarive bankare në Panama dhe Zvicër një shumë prej 50 milion euro.

Në Zvicër llogaria ishte hapur në emër të motrës së Jean-Francois Cope, lider i partisë së Sarkozisë UMP dhe krahu i djathtë i tij.

Një gjë të tillë ka pretenduar edhe djali i Gedafit, Said-Al Islam vitin e kaluar. “Sarkozi fillimisht duhet të kthejë paratë që i ka marrë Libisë për financimin e fushatës”, tha ai duke e quajtur Sarkozinë kloun.

Si kryetar shteti, ndaj Sarkozisë nuk mund të ketë asnjë procedim penal por ai është shumë pranë humbjes në zgjedhjet që do të zhvillohen më muajin maj. Kjo mund ti hapë rrugën një hetimi të plotë mbi financimet e partisë së tij.

Sarkozi ishte i pari lider perëndimor që sulmoi Gedafin pas nisjes së “Pranverës Arabe”. Avionët francezë ishin të parët që sulmuan tanket e kolonelit.

Pallati i Elisezë ende nuk ka bërë asnjë koment për këtë pulikim. /F.Stafa/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu