Genjeshtra dhe mashtrimi me i madh publik i pas Luftës

0
188

Sapo lexova ne portalin Telegraf nje supergenjeshter dhe nje supermashtrim te njeriut qe nuk paska patur tjeter “zanat”, Basri Musemuratit, per Vitine. “Dega e PDK-se ne Viti, deklaron pa u skuqur fare, B. M., nuk eshte shperndare… Kjo dege eshte e organizuar me strukturat e saja… Kryetar i deges se PDK-se ne Viti, thote ai, eshte Nexhmedin Arifi…”!! Edhe pulat ne Komunen e Vitise, por edhe ne Kosove e me gjere e dine se N. Arifi kurre dhe per asnje minute nuk ka qene kryetar i Deges se PDK-se ne Viti… Kam qene une per disa vite kryetar, Daut Xhemajli dhe nje kohe Halim Halili… Zedhensi i mashtrimit dhe genjeshtres harron se ishte pikerisht ai dhe shefat (punedhenesit) e tij ata qe ne Viti kandiduan dhe mbeshteten ne menyre mafioze nje kandidat qe nuk ishte ne PDK, Nexhmedin Arifin… Por, kjo me nuk ka asnje rendesi. PDK-ja qe kishim themeluar nuk eshte me as ne Viti dhe as ne Kosove… Madje nuk eshte as hija e saj. Sot eshte nje PDK kopje e LDK-se dhe me fytyren e BAsri MUsemuratit dhe kompanise… Eshte nje PDK e privatizuar dhe e personalizuar per te keqen e ketij vendi… Nje PDK qe perfundoi, bashke me shefin e saj, te varri i I. Rugoves dhe te shtepia e djalit te tij, Ukes… Prandaj, kjo PDK flete me gojen dhe mendjen mashtruese dhe genjeshtare te B. M.Prandaj, kjo PDK ka edhe fytyren e mashtrimit dhe te genjeshtres… Krenohem me Vitine dhe me shoket, miqte, bashkemendimtaret dhe bashkeveprimtaret e mi, te cilet nuk u thyen dhe nuk u neshtruan (madje as nuk u luhaten) para dhunes, shantazheve, kercenimeve, joshjeve, mashtrimeve dhe genjeshtrave te kesaj PDK-LDK-je… Burra dhe gra, te rinj e te reja, qe kishin themeluar dhe e mbanin ne kembe degen e PDK-se ne Viti, ne momentin qe u binden se PDK-ja e sotme mund te jete ckado tjeter vetem PDK nuk ishte me moren vendimin e duhur dhe te drejte per kohen dhe rrethanat e krijuara: e shperndane Degen e PDK-se dhe iu bashkuan subjektit, NISMA per Kosoven. Kjo eshte e vetmja e vertete per Degen e PDK-se ne Viti, e cila nuk ekziston me…
Kopja e keqe e LDK-se, PDK-ja, e B. Musemuratit dhe punedhensve te tij pasi qe nuk munden ta mashtronin E. Rrustemin, per ta emruar “dhunshem” kryetar te nje dege te re te PDK-se ne Viti, deklaruan rrejshem se N. Arifi eshte kryetar dege…!! Do te ishte krejt normale (kuptohet per nje parti normale…) qe ne kete situate organet qendrore te partise (ne PDK nuk ka organe qendrore funksionale, ka “shefa” e “bosa”…) te emronin nje koordinator per Viti, sic e beri R. Haradinaj per AAK-ne, dhe te fillonin organizimin e nje dege te PDK-se ala musmuratce, ne Viti… NISMES ne Viti do t’i benit mire nese N. Arifi behet “kryetar” i dhunshem i deges se re te PDK-se ne Viti… Por, jo keshtu, sepse rrena i ka kembet e shkurtera, thote populli yne i mire. Pastaj, kesaj rrene dhe ketij mashtrimi publik duket qe nuk po i besoni me as vete… Sidoqofte, tash e tutje mund t’ju themi vec “pune te mbare” ne theqafjen tuaj…!

Nga: Xhevat Bislimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu