Gjeneral Araniti: Mbreti Zog, fajtor për pushtimin italian

0
425

Auron Tare:

Dokumenti i përzgjedhur për t’u botuar në numrin e kalur dhe në numrin e sotëm të Dosiereve të Arkivave Britanike është një raport i hartuar nga një ekspert mjaft i mirë i Zbulimit Anglez i cili e njihte Shqipërinë nga eksperienca e tij personale gjatë viteve të Mbretërisë Shqiptare. Oficeri Britanik D/H 274 jep një pasqyrë interesante të mërgatës shqiptare të vendosur në Stamboll pas pushtimit Italian duke zbuluar detaje të shumta të jetës së disa prej figurave politike të ish Mbretërisë Zogiste. Gjithsesi duhet theksuar se këto dokumenta japin këndvështrimin britanik për këto personazhe duke i shikuar ato aspektin e vlerësimit që këta persona do të kishin për Shërbimin Britanik. Ky dokumentacion i rrallë i cili del nga Arkivat Britanike për herë të parë jep informacione të ndryshme mbi personazhet e Mërgatës Shqiptare e cila kishte braktisur Shqipërinë pas pushtimit Italian. Ish drejtuesit e Mbretërisë Shqiptare apo ish Drejtues të Ushtrisë Mbretërore tashmë janë refugjatë të cilët mundohen të jetojnë me të hollat që kanë sjellë me vete apo me punëra të rëndomta në Stamboll.Me se duket shteti turk nuk i ka klasifikuar ata si refugjatë politikë dhe nuk ka pasur asnjë ndihmë financiare për ta në mënyrë që të përballonin jetesën e vështirë. Deri më tani burimet arkivore mbi jetën dhe aktivitetin e ushtarakëve shqiptarë që u arratisen nga Shqipëria me Mbretin Zog kanë qenë mjaft të pakta dhe fati i shumë prej tyre nuk dihet se si u zhvillua pas largimit. Megjithëse Konsullata e vetme e një Shqipërie Mbretërore qëndronte ende e hapur, nga dokumentet e Shërbimit Britanik mësojme se kjo me sa duket është më shumë meritë e diplomatëve shqiptarë të mbetur në këtë Konsullatë sesa ndihma e pakët që ka dërguar Mbreti Zog.Të mbetur pa ndihmë financiare diplomatët shqiptarë mundohen të mbijetojne si të munden megjithatë të bie në sy përpjekjet e tyre të lavdërueshme për pak dinjitet kombëtar duke bëre të mundur që megjithë vështirësitë e shumta të mbetej e hapur e vetmja Seli Diplomatike e një Shqipërie të Lirë. Eshtë interesant fakti që fuqitë e mëdha si Anglia, Amerika apo edhe Franca e kishin pranuar pushtimin Italian të Shqipërisë dhe suprimimin e Misionit Diplomatik duke i mbyllur edhe selitë e tyre ne Shqipëri por edhe ambasadat shqiptare në vendet e tyre. Me sa duket ishin shumë të pakta vendet që nuk e kishin bërë këtë hap dhe Flamuri Shqiptar ishte akoma i ngritur në Stamboll dhe Egjypt. Përveçse një vëzhgim mbi personazhet e Mërgatës Shqiptare në Stamboll nga këto dokumente mësohet një fakt shumë i rëndësishëm i cili ndoshta nuk ka qenë publik deri më sot. Sipas raportit të Zbuluesit anglez D/H 274 Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Shqiptare tashmë refugjat në Stamboll, Gjeneral Araniti, fajëson Mbretin Zog mbi pa aftësinë për të mbrojtur Shqipërinë nga sulmi Italian. Kjo akuzë e rëndë e bërë nga personaliteti më i lartë i Ushtrisë Shqiptare është një fakt i rëndësishëm historik dhe tregon gjendjen reale të trupave ushtarake shqiptare. Një tjetër e dhënë mjaft interesante që vjen nga dosja e këtyre dokumentave është fakti që dy nga personat më të afërt te Mbretit Zog në Shqipëri, Abdurraman Krossi dhe Musa Juka ish Ministër i Brendshëm janë lënë në Stamboll nga Zogu. Me sa duket Zogu nuk preferonte ti kishte me vete gjatë udhëtimit të tij të gjatë nëpër Europë me destinacion final Londrën. Nuk dihet shumë mbi marrëdhëniet e Zogut me dy ish njerzit e tij më të besuar pas largimit të tij nga Shqipëria por nga dokumentet në vazhdim shikohet qartë se Musa Juka nuk ka pasur marrdhënie me Zogun apo e thënë më qartë nuk ka qenë më pjesë e rrethit të tij të ngushtë. Ky rol me sa duket i është lënë Kolonel HYsen Selmanit i cili për gjatë të gjithë kohës së Luftës ka qenë edhe emisari zyrtar i Zogut.
Ky fakt shikohet qartë edhe nga përpjekjet e mevonshme që bën Musa Juka për tu shndërruar në një faktor për ngjarjen në Shqipëri nëpërmjet zbulimt Anglez. Në numrat në vazhdim do të botojmë disa dokumente që flasin për rolin e ish Ministrit më të famshëm të Zogut Musa Juka në Shërbimin e Zbulimit Anglez dhe ngajrjet në Shqipëri.
[email protected]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu