Gjermania do që t`i dëbojë këto dy kosovare

0
192

Aktivistët për ndihmë refugjatëve dhe punëshënësit janë irrituar: Remzie dhe Metje Lika do të dëbohen në Kosovë

Remzie dhe Metje Lika, në Überlingen të Gjermanisë kanë ardhur para tre vite e gjysmë. Aktualisht ato janë të integruara mirë dhe kanë vendet e tyre të punës.

Megjithëse Komisioni gjerman për raste të rënda ishte përpjekur t`ua rregullojë qëndrimin në Gjermani, të dy motrat do të dëbohen nga fundi i muajit prill, gjë që ka shkaktuar keqkuptim tek përkrahësit.

Njëri nga ta, Gunter Schwarz e kapë kokën me dorë: “Këtu qartë po shkilen interesat e punëdhësve dhe të atyre të cilët paguajnë tatim”, duke aluduar në dëbimin e Remzie dhe Metje Likës. Në fund të muajit, motrat do të dëbohen për në vendlindjen e tyre, në Kosovë.

Raste të ngjashme të dëbimit të personave mirë të integruar në Gjermani ka shumë. Posaçërisht në rastin e Remzies 29-vjeçare dhe Metjes 35-vjeçare, kur merret parasysh se Komisioni gjerman për raste të rënda ishte angazhuar t`ua rregullojë qëndrimin dy motrave.

Fillimisht ato e mësuan gjuhën gjermane për gjashtë muaj dhe tani e flasin rrjedhshëm.

Kjo ishte baza që të punësohen në gastronomi, ku edhe sot e kësaj dite e ushtrojnë profesionin. Vendet e punës i gjetën me ndihmën e Gunter Schwarz, i cili njeh shumë punëdhënës në rrethinë, ndërsa kontakti me te ishte vendosur nga Roland Hipper.

Por, më 13 mars gjithçka shkoi si është më keq, pasi motrat u njoftuan se në fund të muajit prill do të dëbohen për në Kosovë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, pasi Kosova llogaritet si vend me prejardhje të sigurt. Në rastin e motrave rrethanat janë më të ndërlikuara pasi ato janë të kërcënuara, ka pohuar Schwarz për “Südkurir”.

Mirëpo, përkrahësit atyre u kanë premtuar ndihmë pas kthimit eventual nga Kosova dhe pas tejkalimit të barrierave byrokratike me dokumentet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu