Gjykata e Beogradit, 30 ditë paraburgim Hilmi Kelmendit

0
114

hilmi-kelmendi

30 ditë paraburgim i janë shqiptuar kosovarit Hilmi Kelmendi nga Gjykata e Beogradi.

Ai u arrestua natën mes së premtes dhe të shtunës teksa po vinte në pushime në Kosovë nga Gjermania, raporton KTV.

Familjarët e Kelmendit i kanë thënë KTV-së se edhe vetë prokuroria në akuzën e tyre thotë se pretendimet për gjoja krime lufte janë pjesërisht të bazuara.

Hilmiu, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Beograd, ishte me qëndrim të përhershëm në Gjermani, por ende nuk e kishte fituar shtetësinë.

Për rastin deri më tash ka reaguar vetëm Ministria e Jashtme e Kosovës e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të shmangin kalimin nëpër Serbi në këtë kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu