“Gjykata Speciale, më e keqja që mund ti ndodh Kosovës

0
265

Gjykata Speciale kunder Kosovës

(I plotësuar) – Njohës të çështjeve juridike vlerësojnë se themelimi i kësaj gjykate do të dëmtojë Kosovën.

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të kushtëzojnë votimin e Gjykatës Speciale me themelimin e saj në Kosovë.

Megjithatë, ai ka kërkuar nga deputetët që të mendojnë mirë para se të vendosin që të votojnë pro kësaj gjykate.

“Unë po të isha deputet nuk do ta votoja këtë gjykatë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, avokati Arianit Koci, ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale po bëhet mbi bazën e diskriminimit.

Ai mendon se pjesë aktive e kësaj gjykate të jenë edhe gjykatës dhe prokurorë kosovarë.

“Krijimi i kësaj gjykate është e keqe. Por ajo kam frig se do të votohet”, ka thënë Koci.

Koci: Specialja do të merret me 40 persona, por askush s’e di kush janë ata

Avokati Arianit Koci ka thënë sonte se Gjykata Speciale do të merret me 40 persona në Kosovë.

Koci në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se aktualisht askush nuk i di emrat e këtyre 40 personave.

“Emrat janë në procesim e sipër…”, ka thënë Koci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu