Goranë e myslimanë shndërrohen në bullgarë?

0
368

Prishtinë, 16 maj – Kërkesat e shumë banorëve të Kosovës për pasaportat e huaja serbe dhe maqedonase kanë tash një “konkurrent” serioz: pasaportat e shtetit të Bullgarisë. Me këtë dokument të njerëzit besojnë se do t’u hapen mundësitë e punësimit në ndonjë vend të Bashkimit Evropian, raporton DW.

Tek boshnjakët dhe goranët e Prizrenit po organizohen shoqatat e bullgarëve, edhe pse pjesëtarë të këtij komuniteti zyrtarisht nuk ka në Kosovë.

Radioja gjermane përkujton se në prani të zyrtarëve të Ambasadës bullgare në Prishtinë dhe të Agjencisë së Bullgarëve jashtë Bullgarisë, para dy muajve është formuar Shoqata e Bullgarëve të Kosovës, me seli në Prizren. Edhe pse është mohuar zyrtarisht kjo, në emër të shoqatës mblidhen dokumentet e të anëtarësuarve, kryesisht nga Komuna e Dragashit, që me procedura të shkurtuara e me ndërmjetës, brenda një viti ta fitojnë pasaportën bullgare.

Përfaqësuesit e boshnjakëve kanë pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje. Disa e kuptojnë këtë si “ndarje” të komunitetit të tyre dhe formimin e një komuniteti të ri bullgar, andaj apelojnë ndaj BE-së që ta ndalin këtë proces.

Ish ministri i Kosovës për Shëndetësi, Sadik Idrizi, pasaportat bullgare i sheh si “zgjidhje të problemeve ekonomike”.

“Njerëzit nuk janë më të kënaqur me pasaportat serbe dhe maqedonas, siç peshon në këtë fazë pasaporta bullgare, sepse me të mund të fitohet puna në shtetet e BE, brenda një muaji apo një viti”, thotë Idrizi.

Derisa zyrtarët kanë interpretime të ndryshme për këtë, një numër i madh i banorëve të rajonit të Prizrenit, e kohëve të fundit edhe nga viset tjera, shkojnë çdo ditë në Sofje për të dorëzuar dokumentet për pasaporta.

Procedura për marrjen e tyre është reduktuar nga pesë vite në një vit, ndërsa për pasaportë duhet ndarë rreth njëmijë euro

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu