Grekët përgatisin përplasje me Aleancën Kuqezi në Athinë

0
97

Grekët duket se do t’i kthejnë reston Aleancës Kuqezi në takimin që do të zhvillohet në Athinë më 4 nëntor. AK-ja ka parashikuar që më 4 nëntor në Athinë, të zhvillojë një takim me komunitetin e emigrantëve shqiptarë. Sipas medias greke, i bëhet thirrje qeverisë dhe diplomacisë greke të mos lejojë një takim të tillë në Greqi, aq më tepër, nga një parti nacionaliste.

Sipas të njëjtave burime, njoftimi për takimin e AK-së është bërë për në datën 4 nëntor, në orën 10:00 me atë greke në hotelin “Stanlej”, sheshi “Karaiskaqis”. Sipas njoftimit: “Pjesëtarë të partisë ekstremiste shqiptare ‘Aleanca Kuqezi’, do të zhvillojnë një takim me emigrantë shqiptarë dhe do të deklarojnë se gjysma e Greqisë është e tyre”. Kjo thuhej edhe nga agjencia e lajmeve “News Now”, sipas të cilës: “Qeveria greke, duhet të mos lejojë këtë organizatë të zhvillojë takime në Greqi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu