Greqi, lirohen gardianët që dhunuan për vdekje Kudret Kume

0
320

Kudret Kume

Gjashtë gardianë që mbaheshin në burg për torturimin me pasoje vdekjen e të burgosurit shqiptar Kudret Kume njohur ndryshe si Ilia Kareli janë liruar me kusht.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Selanik dhe gjashtë gardianët e burgosur në Prillin e vitit të kaluar janë lënë të lirë me kusht që të mos largohen nga Greqia, të paraqiten periodikisht në stacionin më të afërt policore dhe një garanci prej 3 mijë eurosh.

Torturimi dhe vrasja e Ilia Karelit në burgun e Serresit në Greqi tronditi opinionin publik shqiptar e grek një vit më parë. Pamjet e kamerave të burgut tregonin dhunën e makabre të ushtruar ndaj të burgosurit shqiptar, i cili gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Gjithsej ishin 15 gardianët e akuzuar. Gjashtë prej tyre u hetuan në gjendje të lirë në Marsin e vitit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër u arrestua.

Në dhunën ndaj 42-vjeçarit shqiptar është përfshirë edhe vetë drejtori i burgut të Nigritas. Pamjet tregonin qartë se drejtori ka qenë në dhomën frigorifer, ku janë ushtruar torturat që i shkaktuan vdekjen e Kudret Kumes (Ilia Karelit).

Ilia Kareli, që në Shqipëri njihej si Kudret Kume pasi ka vrarë një roje të burgut ë Amfisas humbi jetën si rezultat i dhunës së shtruar ndaj tij nga rojet e tjerë të këtij burgu, dhe më pas prej rojeve të burgut të Nigritas, ku u transferua menjëherë pas vrasjes.

Para se të qëllonte gardianin, Ilia Kareli i ka dhënë atij një letër ku duket qartë se ka qenë në gjendje të rënduar shpirtërore, shpreh padrejtësinë për vitet e jetës të humbura në burg dhe paralajmëron se është i vendosur të marrë një jetë prej atyre që i konsideron përgjegjës për këtë./TCh

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-BOvuF-ohSU” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu