Greqia e njeh Kosovë po iu dha deti shqiptar!

0
364

Shpetim Idrizi

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi paralajmëron Qeverinë Rama që të mos bëjë pazar me Greqinë
Partia Drejtësi, Integrim, Unitete (PDIU) i bëri sot thirrje qeverisë së Edi Ramës që të marrë një qëndrim të qartë në lidhje me marrëveshjen e detit.
Për PDIU-në është inkurajuese që Greqia zyrtare mund ta rishikojë pozicionin e vet për njohjen e Kosovës, por mbetet zhgënjyes fakti se kjo njohje mund të shkëmbehet me pranimin e së ashtuajturës Marrëveshje e Detit.

“Është inkurajuese të dëgjojmë lajme se Greqia zyrtare mund ta rishikojë pozicionin e vet për njohjen e Kosovës, por mbetet zhgënjyes fakti se kjo njohje mund të shkëmbehet me pranimin e Marrëveshjes së detit. Ky shkëmbim do të ishte pranim i drejtpërdrejtë edhe nga ana e Greqisë i faktit se me Marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Greqia përfitonte territor shqiptar. Pra Greqia synon të bëjë pazar me këtë territor, por ne nuk mund ta pranojmë pazarin”, thuhet në deklaratën e sotme të PDIU.

A komunikata e plotë e PDIU:

Qeveria shqiptare duhet të qartësojë publikisht pozicionin në lidhje me Marrëveshjen e Detit Qarqet shoviniste greke të zëshme nëpërmjet organizatës fashiste Agimi i Artë, apo ndonjë partie tjetër duhet ta kuptojnë se ka marrë fund shantazhimi i shqiptarëve dhe koha e shkëmbimeve tregtare. Ka ardhur koha e miratimit të ligjit për kufijtë detarë të Shqipërisë, sipas detyrimeve ndërkombëtare. Shqipëria duhet të kërkojë ndërmjetësim ndërkombëtar për Marrëveshjen e detit, dhe kërkimin e naftës në det. Ditët e fundit jemi njohur me një diskutim të zhvilluar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit grek në lidhje me marrëdhëniet greko-shqiptare. Prej atij diskutimi që përfshinte ministrin e ri të jashtëm dhe përfaqësues të disa partive ekstremiste dhe fashiste greke, PDIU beson se ka ardhur momenti të vendosen pikat mbi “i” për disa çështje. Ne nuk na shqetëson retorika, ëndrrat e çmendura të qarqeve shoviniste dhe fashiste greke, sa kohë që ato izolohen dhe nuk bëhen politikë zyrtare e shtetit fqinjë. Ne na interesojnë qëndrimet e diplomacisë sonë në lidhje me disa çështje të rëndësishme që mbeten pezull në marrëdhëniet midis dy vendeve, veçanërisht ajo e përkufizimit të kufijve detarë. Për PDIU-në është inkurajuese të dëgjojmë lajme se Greqia zyrtare mund ta rishikojë pozicionin e vet për njohjen e Kosovës, por mbetet zhgënjyes fakti se kjo njohje mund të shkëmbehet me pranimin e Marrëveshjes së detit. Ky shkëmbim do të ishte pranim i drejtpërdrejtë edhe nga ana e Greqisë i faktit se me Marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, Greqia përfitonte territor shqiptar. Pra Greqia synon të bëjë pazar me këtë territor, por ne nuk mund ta pranojmë pazarin. PDIU kërkon që sa më shpejt të miratohet ligji për kufijtë detarë, një projekt i sugjeruar nga ekspertët e fushës, një detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë dhe që na vendos në një pozitë më të barabartë me Greqinë në lidhje me këtë çështje të mbetur pezull mes nesh. Nga diskutimi në Komisionin e Jashtëm të parlamentit grek mësohet se qeveria greke në përpjekje për të kompaktësuar pozicionin e vet përkundrejt palës shqiptare, bën diskutime parlamentare për marrëveshjen e detit apo të delimitimit të hapësirave detare. Kjo është diçka që dhe qeveria shqiptare duhet ta bëjë. Kështu pozicioni i shtetit tonë përkundrejt Greqisë në negociatat e ardhshme do të jetë më solid, do të jetë shprehje e qëndrimeve të të gjitha krahëve të politikës shqiptare. Po mësohet se dy shtetet tona janë duke zhvilluar një konflikt të heshtur në lidhje me zonat detare të kërkimit të naftës në Jon. Kjo është një arsye më shumë pse shteti shqiptar, nga diskutimi në kanale diplomatike i problemit duhet të kalojë tek ndërkombëtarizimi i çështjes, tek ftesa për ndërmjetësim i një miku të madh ndërkombëtar të dy palëve. Cështja e naftës nuk është çështje dypalëshe, por ndërkombëtare dhe interes jetik për kombin tonë.

harta_e_ujrave_detare_1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu