Grupi i të dorëhequrve të VV-së bëhet me grup parlamentar

0
202

10 deputetë të Vetëvendosjes e kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar, mëson KTV-ja nga burime brenda Kuvendit.

Ata nuk e kanë emëruar grupin e tyre, por e duan ndarjen nga grupi i Vetëvendosjes ku ndodhen aktualisht.

Lista e deputetëve që e kanë bërë kërkesën dhe do të ndahet nga VV-ja është:

1. Visar Ymeri

2. Dardan Molliqaj

3. Dardan Sejdiu

4. Dukagjin Gorani

5. Aida Dërguti

6. Shqipe Pantina

7. Faton Topalli

8. Fisnik Ismaili

9. Driton Çaushi

10. Donika Kadaj

Nëse kjo mbetet lista përfundimtare, Vetëvendosje do të mbetet me 22 deputetë në Kuvend dhe do ta humbasë primatin e grupit më të madh parlamentar. Administrata e Kuvendit pritet shumë shpejt ta zyrtarizojë krijimin e grupit të ri parlamentar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu