Grupi: “Qytetarët e pakënaqur”, thonë se ata e dogjën zyrën e presidentes

0
138

Zyra e Qeveris

Një grup anonim, i quajtur “Qytetarët e pakënaqur”, kanë pranuar sot se e kanë kryer sylmin ndaj zyrës së Presidentes, raporton GazetaBlic.

Këtë njoftim është dërguar në redaksinë e GazetësBlic, ku “Grupi i qytetarëve”, duke marrë përsipër këtë veprim, ka shprehur mllefin dhe pakënaqësinë edhe kundrejt kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit  në ardhje, Hashim Thaçi.

Më poshtë e gjeni të plotë këtë njoftim:

Pas shum aksioneve tona, prom e kena djeg edhe kuvendin. E kena djeg kuvendin qe po don me vazhdu me punu krejt normal tu harru qe Isa Mustafa, ky titist-komunist, ky tradhtar i shqiptarve që ka punu gjith me shkije, qi u kon pjesmarrs ne vrasjen e studentav ne demonstratat e vitit 89. po don me na kthy Serbine apet ne Kosov. Na skena me pranu kurr mu bo Zajednica.

I bojna thirrje Hashim thaqit edhe kadri veselit qi mu largu sa ma shpejt prej kti komunisti qe i ka mush burgjet veq me veteran te UCKs edhe me protestus te demonstratave, ose keni me met gjith edhe ju tradhtar.

Isa komunisti duhet me dit qi nuk mundet me majt pushtetin tu rreh e tu vra se ska mujt as Serbia. Kur kena mujt me hjek Serbine qi u kon shum e fort, ty ste bojna as hesap.

Djegja e makinave

Makinat 1

Makinat 2

Makinat 3

Makinat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu