‘’Hallakam’’ me familjarët e Beg Rizaj

0
639

Beg-Rizaj

Gazeta ‘’NewBorn’’ merr vesh nga burime të sigurta përbrenda familjarëve të Beg Rizajt se në këto momente nga Policia e Kosovës po intervistohet vëllai i Beg Rizajt, Ramiz Rizaj.

Përveç Ramizit, në polici është edhe Burim Hasanaj, nip i Beg Rizajt,  ku po intervesistohen tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Depertamenti i Krimeve të Rënda . Po ashtu sipas këtij burimi thuhet se Ramiz Rizaj, vëllai i Beg Rizajt i sapo ardhur nga Londra është thirrur në intervistë ku është pyetur për ngjarjet e fundit të cilat ndodhën javë më parë në Kumanovë, ku u vranë disa policë maqedonas dhe disa shtetas të Kosovës, ku mesin e tyre u vra edhe Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj e disa shokë të tyre.

Sipas këtij burimi ardhja e Ramiz Rizajt thuhet se është për qëllim që ai të dijë për fatin e vëllait të tij, e ku sipas MPB’së së Maqedonisë është vrarë në konfliktin e Kumanovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu