Hallakamë në Ministrinë e Mjedisit, mungojnë 100 milionë euro

0
297

ferid-agani

Skandali 32 milionësh me mospagesën e borxheve rreth ujërave është vetëm fillimi i shpërfaqjes së skandaleve në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në Kosovë.

Pas raportimit të së mërkurës, në redaksinë e Gazetës Fjala kanë mbërritur fakte që dëshmojnë se në këtë ministri mungojnë mbi 100 milionë euro.

Krejt kjo, për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të resurseve ujore të Kosovës.

Gazeta Fjala mëson se gurthyesit, shfrytëzuesit legalë dhe ilegalë të rërës nga lumenjtë e prodhuesit e ujit, pijeve e të gjithë shkarkuesit e mbetjeve inerte nuk kanë paguar taksë në bazë të udhëzimit administrativ 06/2006.

Borxhlinjtë më të mëdhenj dalin të jenë edhe Korporata Energjetike e Kosovës, KUR Prishtina, Ibër Lepenci e shumë shfrytëzues publikë.

Besim Dobruna, një ditë më parë, në rrëfimin e tij për Gazetën Fjala, ka akuzuar udhëheqësin e Departamentit të Ujërave, Naser Bajraktari në Ministrinë e Mjedisit, për të gjitha këto dallavere.

Në bazë të kalkulimeve që ka bërë ai del se borxhliu më i madh është ndërmarrja sh.p.k. Arbëria që prodhon Ujin e Alpeve. Kjo ndërmarrje sipas Dobrunës ka borxh mbi 9 milionë euro. Vendin e dytë e zë ndërmarrja Fluidi me afro 4.5 milionë euro. Nuk qëndrojnë keq me borxhe ndaj shtetit që nuk po ua kërkon askush as Compact Group që prodhon ujin DEA apo uji Miros që kanë mbi 3 milionë euro borxhe secila.

Skandali nisi në kohën e Ardian Gjinit

Ish ministri i Mjedit, Dardan Gashi, ka thënë për Gazetën Fjala se udhëzimi administrativ i vitit 2006 që obligon kompanitë të paguajnë taksën për ujërat nuk është zbatuar as para tij e as sa ai ishtë ministër.

“Arsyeja është se janë ankuar bizneset që merren me ujërat tarifa me të cilën ngarkohen është më e lartaa në rajon. Për këtë çështje ne kemi negociuar me ta bashkë me odën ekonomike dhe nuk është gjetur ndonjë zgjidhje në kohën sa unë isha ministër”, thekson Gashi.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim apo tolerim të qëllimshëm të kompanive për mospagesë por për një trifë të caktuar që nuk është mbledhë nga ministria.

“Të gjitha lëndët ndaj kompaanive i kemi proceduar në gjykatë dhe kemi pritur se cfarë do të vendos gjykata për to e pastaj të veprojmë”, ka thënë Gashi, për Gazetën Fjala.

Ai shprehet i habitur me akuzat e Dobrunës, pasi sipas tij, nuk është vetëm kjo ministri që ka dështuar të mbledhë një taksë të caktuar, pasi të gjitha ministritë kanë telashe me inkasim të taksave.

Gashi do të përballet me padi nga Dobruna, për mosveprim lidhur me këtë çështje, sikur që do të bëjë edhe ndaj të gjithë akterëve.

“Do ta padis edhe ish ministrin Gashi për mosveprim edhepse ishte në dijeni të keqpërdorimeve”, thotë Dobruna për Gazetën Fjala.

Ai, akuzon rëndë ministrinë në një shkresë të dërguar në Gazetën Fjala.

“Deklaroj me përgjegjësi të plotë, se në MMPH vepron një grup i krimit të organizuar duke dëmtuar shëndetin e banorëve të vendit, shkatërrim të resurseve natyrore të Republikës së Kosovës dhe abuzimin e Buxhetit të Kosovës për përfitime private. Deklaroj se MMPH-ja është e privatizuar plotësisht nga grupi kriminel duke dëmtuar shëndetin e popullit, resurset natyror dhe Buxhetin”, ka shkruar Dobruna.

MMPH fillon hetimet

Gazeta Fjala, ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministri ii Mjedisit, Ferid Agani lidhur me këtë çështje dhe masat që janë marrë ndaj këtyre borxhlinjve por ai nuk është përgjigjur.

Ndërkaq, pas raportimit të Gazetës Fjala, mësohet se Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka nisur hetimet për dyshimet e ngritura të humbjes së miliona eurove të buxhetit të shtetit.

MMPH-ja ka formuar një grup ad hoc për të shqyrtuar raportet financiare të cilat tregojnë për një situatë alarmante në këtë ministri.

Gazeta Fjala, në ditët në vazhdim do të publikojë dokumente që tregojnë për humbje dhe këqpërdorime të mëdha në vlera miltimilionëshe në mjedisin e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu