Haradinaj: Gjykatën e krijojmë vetë

0
506

Haradinaj

Qeveria e Kosovës dhe Klasa Politike duhej fill pas pavarsimit të Kosovës 2008, te krionin Prokurorin për Krime Lufte, keshtu do shmangnin perplasjen me Bashksine Nderkombtare dhe sdo formohej asnje Gjykate Speciale dhe ndonje dhome e veqant për krime lufte.

Duket që Shqiptaret akoma skan mesuar që për gjera me rendesi të siguris kombtare duhet të ulen e te bashkpunoin sebashku opozit dhe pozite dhe pavarsisht mosmarrveshjet qe kan partit ndermjet tyre, ndryshe smund te veprohet sepse siq doli problemi i Speciales, tregoi se ky problem esht Kombtare dhe jo partiak.

Me deshtimin e miratimit të Gjykates Speciale në Parlamentin e Kosovës, Opozita u mblodh dhe po provoin ta kthein situaten ne favor të Kosovës, duke provuar të levizin poltiken dhe te kriohet tani nje gjykate nga vete Kosova, mundesit jane nese Politika behet njezeri dhe problemin e sjellin ne Parlament dhe ia bein te kiart Brukselit se koha e Gjykatave Speciale për Krime Lufte esht e vonuar.

Gjatë një konference të mbajtur sot për media, Haradinaj thotë se gjykata duhet të formohet por, ajo të bëhet nga vetë Kosovarët, Haradianj esht vonuar shume sepse e ka patur rastin disa here deri sot tia bei te kiart Qeveris dhe Bashksis Nderkombtare qe nga akuzat e Senatorit Evropian Dick Marty.

“Vendimi që mos me votu gjykatën, pa marrë parasysh se ka plotë interpretime nga të gjithë, në fund të fundit e ka dërgu një porosi se Kosova nuk po donë gjykatë të huaj për Kosovën. Kosova donë gjykatë të Kosovës për Kosovën. Kjo është një porosi e qartë mendoj dhe kjo vjen pasi që Kosova ja ka dhënë mundësinë e OKB-së si UNMIK. Në Kosovë për nëntë vite me bo gjyqësi dhe e ka provuar qka është OKB-ja. Ja ka dhënë mundësi tribunalit për aq sa ka ekzistu dhe në fund ja ka dhënë edhe BE-së. Pra tri herë Kosova ua dha të drejtën partnerëve ndërkombëtarë më na ndihmu në gjyqësor. Nëse këta s’munden me na ndih mu për gjithë këto vjet, Kosova vendosi mos me ua dhënë më këtë të drejtë”, tha Haradinaj.

Dhe se kjo temë nuk do të kthehet më në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj është i sigurt. Ai, tha se këtë e dinë edhe kryeministri Isa Mustafa, dhe se ua ka bërë më të lehtë edhe ndërkombëtarëve që ta kuptojnë se parlamenti është vendimmarrësi kryesor.

 

“Kryeministri Mustafa e din që kjo temë është votuar në parlament. Ata tash janë në panikun e parë dhe mundohen me dërgu porosi tek ndërkombëtaret dhe tek ne. Sa i përket kësaj teme ka vendos parlamenti dhe nuk kthehet më. E din ai shumë mirë se qka është demokracia dhe parlamenti. Ne sot folëm edhe më koleg të tjerë në opozitë dhe jemi për një gjykatë të Kosovës dhe jo gjyqësi selektive”, tha Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu