Haradinaj i rebeluar për “ulëse”, kishte lëshuar ceremoninë e presidentit Nishani

0
307

Dekortat e Tiranes

Familja Haradinaj ishte ftuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, për t’u nderuar për dëshmorin “Luan Haradinaj”, por Ramush Haradinaj si përfaqësues i saj, ishte rebeluar, dhe e kishte braktisur ceremoninë.

I pakënaqur për punën e ulëses së paraparë në rendin e dytë, kurse për Ismet Beqirin e LDK-së në rendin e parë, Haradinaj i nervozuar e kishte lëshuar ceremoninë e ndarjes së dekoratave. Krejt kjo ngjarje e pazakontë, kishte ndodhur më 16 shkurt të këtij viti, në prag të 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kur Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kishte marrë iniciativën për t’i dekoruar disa personalitete për kontributet në luftën për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.

Burime të lajmi.net, që ishin të pranishme në ceremoninë e ndarjes së dekoratave, tregojnë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili aty ishte në cilësinë e familjarit të dëshmorit “Luan Haradinaj” dhe jo në cilësinë e politikanit, ishte irrituar tejmase kur kishte parë që emrin për t’u ulur e ka në rendin e dytë, kurse sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, që ishte aty në cilësinë e përfaqësuesit politik, ishte ulur në rendin e parë.

“Ishte komedi e llojit të vet sjellja e Ramush Haradinajt atë ditë, në prag të nisjes së ceremonisë për ndarjen e dekoratave nga presidenti Nishani. Në fillim ai kërkoj sqarime nga organizatorët se pse është lënë të ulet në rendin e dytë dhe pasi ata ia sqaruan, se në rendin e parë janë përfaqësuesit e partive politike, që do t’i tërheqin dekoratat në emër të partisë, kurse në rendin e dytë janë familjarët e personaliteteve, në cilësinë e të cilit ishte edhe Haradinaj aty, ai duke mos e fshehur aspak nervozen, i rebeluar e lëshoj në tërësi edhe sallën”, tregon ky burim i lajmi.net, i cili gjithashtu aty ishte për të marrë dekoratën “Nderi i Kombit” për vëllanë e tij dëshmor.

Presidenti Nishani me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, atë ditë kishte nderuar Ahmet Krasniqin. Kurse, me dekoratën “Nderi i Kombit” pas vdekjes kishte nderuar veprimtarët, luftëtarët dhe ushtarakët, si Salih Çekaj, Zahir Pajaziti, Tahir Zemaj, Agim Ramadani, Ekrem Rexha (Drini), Indrit Cara, Luan Haradinaj, Bekim Berisha (Abeja), Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Smajl Hajdaraj. Ndërkaq, me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, kishte nderuar Enver Malokun, Xhemail Mustafën, Shaban Manajn, Latif Berishën, Ukë Bytyqin, si dhe me titullin “Për merita të veçanta civile”, kishte nderuar Ismet Rracin, Agim Hajrizin dhe Haki Imerin.

Ja edhe njoftimi i plotë i Presidencës së Shqipërisë dhe fjalimi i presidentit Nishani në ceremoninë e ndarjes së dekoratave: Kliko KËTU

Dekoratat e Tiranes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu