Haradinaj i thotë Buzhalës: Nuk u bëre vetë deputet, por të bëri Hashim Thaqi

0
72

Përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj është përplasur me gazetarin Berat Buzhala.

Në debatin në T7, Nesim Haradinaj i ka thënë Buzhalës se ai nuk u bë vetë deputet. Ai i tha Buzhalës se ishte Hashim Thaçi ai i cili e bëri deputet.

“E dimë ne se qysh je bërë deputet, ty të ka bërë deputet Hashim Thaçi”, tha Nasim Haradinaj

Kurse, Buzhala ka thënë se ai vetë kishte arritur që ti marrë votat për t’u bërë deputet.

Ndërkaq, avokati Arianit Koci në këtë emision ka thënë se ka qenë kundër Gjykatës Speciale për shkak se do të gjykohet vetëm njëra palë. Koci tha se nuk ka qenë kundër kompetencave të kësaj gjykate.

Koci ka bërë të ditur se nga burimet e veta ka marrë vesh janë “724 dëshmitarë prej Serbisë” në Gjykatën Speciale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu