Haradinaj i varur nga votat serbe, Kurti do qeveri shqiptare

0
74

Portali rus ‘Sputnik’ pretendon se Ramush Haradinaj u ka ofruar serbëve katër ministri në shkëmbim të votave të tyre për ta votuar si kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Ky medium thekson se kandidatit për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma i duhet numri ‘magjik’ prej 61 deputetësh, gjë që e bën të varur prej votave serbe, transmeton Konica.al.

Sipas ‘Sputnik’, Haradinaj u ka ofruar serbëve ministrinë e Ekologjisë, Vetqeverisjes Lokale, Bujqësisë dhe ministrinë e Kthimit.

Përveç serbëve, Haradinaj do të mbështetet edhe nga 10 deputetë të tjerë të pakicave, por meqenëse ky numër është i pamjaftueshëm, ai do të mbështetet edhe nga deputetë të ndryshëm nga partia e Isa Mustafës, duke siguruar shumicën.

Në vazhdim artikulli i kushton vëmendje edhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila fitoi 32 vende në Kuvend. Me mbështetjen e 29 deputetëve të Isa Mustafës dhe katër deputetëve të Behgjet Pacollit, ai do të kishte 61 vota për të formuar qeverinë.

Me fjalë të tjera, Kurti do të mund të formonte qeveri pa pakica, tërësisht shqiptare”,nënvizon artikulli.

Portali rus përmend një nga vlerësimet mbi fatin e qeverisë së ardhshme, sipas të cilit, edhe nëse Haradinaj formon qeverinë, ajo nuk do të zgjasë më shumë se gjashtë muaj për shkak se opozitës së fortë të Kurtit.

Një skenar tjeër, të cilin ‘Sputnik’ e quan më të gjasshëm, është që Thaçi për kurrfarë çmimi nuk do t’i besonte Kurtit mandatin e ri, për shkak se kjo do të nënkuptonte për të ‘pensionim politik’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu