Haradinaj paralajmëron pajtim me Serbinë për të ecur përpara

0
325

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari AAK-së Ramush Haradinaj, nga Theranda ka dërguar mesazhin se Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen dhe ta njohin njëra tjetrën në mënyrë që Kosova të ecë përpara dhe të mos stagnoj drejt integrimit evropian.

Ai në Kuvendin zgjedhor të AAK-së në Therandë, tha para delegatëve të kësaj partie se Kosovës i duhet gjithsesi që të shkojë në OKB. E, kjo sipas tij, është duke u njohur mes vete me shtetin fqinjë, Serbinë.

Haradinaj: Ne duhet të bëhemi pjesë e OKB-së

“Por për ta mbyllur rrugën tonë ne nuk duhet ë frikësohemi të ecim përpara drejt anëtarësimit në OKB. Nëse na frikësohemi ta kërkojmë këtë të drejt se po e tradhtojmë vetën rrugës, atëherë nuk kemi pasur nevojë të vijmë fare deri këtu, kemi mndur të ndalemi me kohë. Ne duhet të shkojmë gjithsesi deri në OKB, Kosova duhet të arrij deri në anëtarësim në OKB se atëherë kryhet rruga e nisur. Nuk është lehtë për Kosovën me u njoftë me Serbinë, mu njoftë ne ndërvete nuk është lehtë sepse ne e dimë, i kemi këtu Beridhët, e sa berish tjerë masakra në Kosovë, që Krushën e kei afër. Neve na duhet kur të njihemi me Serbinë t’ia japim dorën duke iditur këto masakra, do ta bëjmë këtë sepse ne duam të ecim përpara”, tha Haradinaj.

Edhe para qytetarëve të Therandës, kreu i Qeverisë ka thënë se liberalizimit të vizave i ka ardhur koha që të bëhet sepse tanime kanë lidhur një kontratë me BE-në, siq është MSA-ja, që do të thotë se rruga e Kosovës drejt BE-së është nisur.

Haradinaj: Me liberalizim nuk dërgojmë në Evropë kriminel as refugjat

“Para se të mbërrijmë statusin e kandidatit ne kemi një kërkesë shumë modeste, shumë të vogël për BE-në por shumë e madhe për ne, liberalizimin vizave, pra që të jemi qytetarë të lirë edhe ne. Po punojmë në këtë drejtim, pra është një agjendë e Kosovës që duhet Qeveria non-stop me punuar në të, e nuk guxon me ba shumë zhurmë, e duhet me pas kujdes qysh me dëshmuar, qysh me prezantu, qysh me shërby te qeveritë nacionale, që çdo qeveri e 28 vendeve të BE-së me na pranu se kemi ba progres, e me na pranu që bën me na u dhanë liberalizimi i vizave, e mos me u frikësu ata që kur liberalizohemi nuk shkojnë më shumë kriminel, nuk i mbushim burgjet atje, e nuk shkojnë as refugjatë, por me ba shkëmbime”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo do të ndodh, por ka kërkuar ndihmën e të gjithëve. Derisa, ka ritheksuar se ka ardhur koha për ushtrinë e Kosovës.

Ai ka qenë kritik ndaj vendeve ndërkombëtare, kur thonë se Serbia e ka të vështirë për ta njohur Kosovën dhe ka pohuar se Kosova duhet me përbi dhimbjen e Kurshës, kur njihet me Serbinë.

Haradinaj: Kosova duhet me përbi dhimbjen e Krushës

“Kosova duhet me përbi dhimbjen e Krushës edhe të krushave tjera, kur njihet me Serbinë. Ma zor është për Kosovën mu njoh me Serbinë, se sa qysh po mundohen me na tregu nëpër botë, Serbia e ka zor me njoh Kosovën”, tha Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu